Banda e pronave Nga ortakëria me Rrahman Selmanllarin te fijet që çojnë te “Principotes” në Ksamil, dokumentet dhe historiku i pronave krijojnë një trekëndësh interesash ku në dy skaje shfaqen Selmanllari dhe familja Bulica, ndërsa në mes del emri i Ismet Shehut... Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht me një bum hotelesh, resortesh dhe kompleksesh turistike. Ksamili është një prej pikave ku ky fenomen shfaqet më fort: parcela të dala nga procese të vjetra kthimi e kompensimi, vendime gjykatash, tjetërsime të njëpasnjëshme dhe investime miliona eurosh që sot kanë transformuar vijën bregdetare.
Pas fasadës së turizmit luksoz, dokumentet e pronësisë tregojnë një histori shumë më të ndërlikuar. Të njëjtat toka kalojnë nëpër familje të vjetra pronare, institucione fetare, vendime gjyqësore, biznesmenë dhe kompani private, ndërsa mbi disa prej tyre sot ngrihen struktura turistike që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme. Dje “Pamfleti” tregoi se si si u bë Rrahman Selmanllari pronar i Ksamilit, sot po shkojmë më tej. Si u bë Rrahman Selmanllari “pronar” i Ksamilit dhe kujt ia “shiti” tokat?
19 Gusht, 17:54 Dosja e 137 hektarëve në Ksamil duket se nuk mbaron te mënyra se si tokat kaluan përmes vendimeve gjyqësore dhe më pas u copëtuan e tjetërsuan. Gjurmimi i pronave dhe bizneseve që janë ngritur mbi to nxjerr në skenë një tjetër emër: Ceren Ismet Shehu.
Shehu shfaqet si një pikë lidhëse mes dy personazheve që dalin në historitë e pronave dhe bizneseve turistike: Rrahman Selmanllarit dhe Bekim Bulicës.
Me Selmanllarin lidhja është e drejtpërdrejtë dhe e dokumentuar në biznes. Të dy janë bërë ortakë me nga 50% në shoqërinë “RM Group”, të regjistruar më 19 maj 2026, me aktivitet në sektorin e turizmit në Dhërmi: bar-kafe, restorant, hoteleri, stacion plazhi, parking dhe shërbime të tjera. Prestanome i Shkëlzen Berishës, Rrahman Selmanllari; ortak me kuzhinierin e familjes së Edi Ramës, Ismet Shehun në Dhërmi
14 Korrik, 10:42 Pra, Selmanllari dhe Shehu nuk janë thjesht njohje. Ata kanë futur kapitalin e tyre në të njëjtën kompani dhe në të njëjtin investim turistik. Për të qenë të qartë, ata kanë hapur restorantin "Zafira". Emri i Selmanllarit është prej vitesh i lidhur publikisht me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Pamfleti” ka raportuar vazhdimisht për marrëdhënien e afërt mes Selmanllarit dhe Shkëlzen Berishës, duke ngritur dyshime se pas disa prej interesave ekonomike dhe pronësore të Selmanllarit mund të qëndrojnë interesa të lidhura me djalin e ish-kryeministrit. Kuzhinieri i Ramës hap biznes me “vëllain” e Zenit; nga mjeshtri i mishit të qengjit në ekspert të midhjes dhe peshkut 30 Qershor, 15:04 Por kur nga Dhërmi zhvendosemi në Ksamil, del pjesa tjetër e historisë.
Në Ksamil operon “Principotes”, aktiviteti që lidhet me familjen Bulica. Dokumentet e regjistrit tregtar tregojnë se shoqëria “TORTUGA BAY”, me NIPT M23719801I, është themeluar më 19 janar 2022 dhe figuron me Kade Bulicën pronare të 100% të kapitalit dhe administratore. Ajo është nëna e Bekim Bulicës.
Edhe më domethënëse është adresa ku është regjistruar kompania: Ksamil, Zona Kadastrale 2297, pasuria nr. 5/645.
Pikërisht kjo pasuri del edhe në dokumentet e siguruara nga “Pamfleti” për konfliktin e pronësisë të familjes Çoçoli.
Trashëgimtarët e Selfo Çoçolit kanë pretenduar se janë pronarët e ligjshëm të një sipërfaqeje prej rreth 8,800 m² në këtë zonë, duke e mbështetur pretendimin e tyre te Vendimi nr. 321, datë 09.08.1996, i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Padia Në kallëzimin drejtuar Prokurorisë së Sarandës, familja Çoçoli ka akuzuar subjektin “Principotes” se ka zaptuar një pjesë të konsiderueshme të kësaj prone dhe se mbi të janë kryer ndërtime.
Dokumenti identifikon “Principotes” dhe administratore Kade Bulicën, ndërsa objekti i kallëzimit është “shkatërrimi dhe pushtimi i pronës private” dhe “ndërtimi i paligjshëm” mbi pasurinë që kallëzuesit pretendojnë se u përket.
Por emri Çoçoli është pikërisht ai që e rikthen historinë te dosja e Selmanllarit.
Siç publikoi “Pamfleti” dje, historia e 137.5 hektarëve në Ksamil kalon përmes një zinxhiri pronësie që nis nga pretendimet e vjetra mbi tokën, vazhdon te Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe, pas katër vendimeve gjyqësore të viteve 2006-2009, përfn në copëtimin dhe tjetërsimin e pronave.
Në këtë zinxhir shfaqen më pas Shkëlqim Beshiri dhe Rrahman Selmanllari.
Kështu krijohen dy histori pronësie që, në pamje të parë, duken të ndara, por që kanë një emër të përbashkët në origjinë: Çoçoli.
Në njërën anë kemi: Riza Çoçoli → Selfo Çoçoli → trashëgimtarët → pasuria 5/645 → “TORTUGA BAY”/“Principotes” → familja Bulica.
Në anën tjetër kemi zinxhirin e 137.5 hektarëve: prona e pretenduar në Ksamil → Kryegjyshata → copëtimi i sipërfaqes → Shkëlqim Beshiri → Rrahman Selmanllari.
Dhe këtu shfaqet një përkim që e bën historinë edhe më interesante.
Prona për të cilën trashëgimtarët e Selfo Çoçolit kanë ngritur pretendimet e tyre dhe ku figuron e regjistruar “TORTUGA BAY” është rreth 8,800 m².
Në dokumentacionin e dosjes tjetër shfaqet ndërkohë një sipërfaqe prej 8,732 m² që kalon drejt Rrahman Selmanllarit.
Mes dy sipërfaqeve ka vetëm 68 metra katrorë diferencë. Por përtej tokës, fijet bashkohen përsëri te bizneset.
Selmanllari ka hyrë në ortakëri me Ceren Ismet Shehun në Dhërmi. Në anën tjetër të kësaj harte interesash qëndron familja Bulica, me aktivitetin “Principotes” në Ksamil. Mediat franceze jehonë Bekim Bulicës, e referojnë si “Zamir”… Si po pastrohen paratë e kokainës së Parisit nga Tirana në Ksamil
11 Prill, 19:25 Pyetja që ngrihet është nëse Ceren Ismet Shehu është vetëm një restorator që rastësisht shfaqet në të njëjtin rreth biznesesh, apo një hallkë që bashkon interesa dhe kapitale shumë më të mëdha. Dihet se Cereni dhe Bulica janë miq mes tyre. Madje ai ka shpërndarë dhe një video duke shtruar iftar me Bekim Bulicën, e cila u zhduk pas vrasjes së turistit. Edhe profili financiar i kompanisë së tij meriton vëmendje. Shoqëria “CEREN – ISMET SHEHU” u themelua në tetor 2019 me kapital 100 mijë lekë. Në mars 2020, kapitali u rrit në 67.65 milionë lekë. Vetëm pak javë më vonë, qeveria miratoi dhënien me qira me tarifën simbolike “1 euro” të ish-repartit ushtarak nr. 3031 në Surrel, një pronë shtetërore prej 40 mijë m², për një periudhë 20-vjeçare.
Në vitin 2023, kompania e Shehut raportonte rreth 238 milionë lekë xhiro vjetore dhe afro 32.8 milionë lekë fitim para tatimit, ndërsa tre vite më vonë ai shfaqet në një tjetër investim turistik, këtë herë në ortakëri 50 me 50 me Rrahman Selmanllarin.
Pra, kemi një biznesmen që brenda pak vitesh kalon nga restoracioni dhe agroturizmi në Surrel te investimet turistike në bregdet, për t'u bërë më pas ortak pikërisht me një prej emrave që del në dosjen e tokave të Ksamilit. Foto-bomba/ Endri Haxhiu, krahu i djathtë i ministrit të Turizmit Blendi Gonxhe, në tavolinë me Bekim Bulicën e “Principotes” ku u vra turisti portugez
19 Gusht, 11:49 Në krahun tjetër është familja Bulica, me një kompani të regjistruar pikërisht mbi pasurinë 5/645 në Ksamil, pronë që është objekt i një konflikti të vjetër me trashëgimtarët e familjes Çoçoli. Regjistri tregtar konfirmon se “TORTUGA BAY” ka Kade Bulicën pronare të vetme dhe se aktiviteti i saj përfshin restorant, hotel, mirëmbajtje plazhi, club dhe parking.
Këtu dosja nuk është më vetëm histori tokash.
Ajo kthehet në histori kapitali, kompanish, ortakërish dhe investimesh turistike.
Rrahman Selmanllari del te pronat e Ksamilit dhe më pas ortak me Ismet Shehun në Dhërmi. Familja Bulica del te “Principotes” dhe pasuria 5/645 në Ksamil. Ndërsa Ceren Ismet Shehu shfaqet në mes të një rrjeti biznesesh turistike ku investimet dhe pronat kanë vlera shumë më të mëdha se kapitalet fillestare me të cilat janë krijuar disa prej kompanive.
Prandaj pyetja që shtrohet është: A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Rrahman Selmanllarit dhe Bekim Bulicës?
Përgjigjja fshihet te gjurma e parave: kapitalet e investuara, financimet e resorteve, marrëdhëniet mes kompanive, kontratat, pronat e përdorura për investimet dhe transfertat mes ortakëve.
Sepse në këtë histori emrat mund të ndryshojnë nga Ksamili në Dhërmi, por fijet vazhdojnë të kryqëzohen te tokat, resortet dhe paratë. /Pamfleti “Principote” e bandës Bulica: turizmi që Edi Rama i ofron BE-së; vrasje, pengmarrje dhe trafik droge
18 Gusht, 13:27 Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal. Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi.
bulica selmanllari ismet shehu screenshot 1 whatsapp image 2026 08 20 at 155326 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Foto-bomba/ Endri Haxhiu, krahu i djathtë i ministrit të Turizmit Blendi Gonxhe, në tavolinë me Bekim Bulicën e “Principotes” ku u vra turisti portugez 19 Gusht 2026, 11:4611:46Anti-Mafia “Principote” e bandës Bulica: turizmi që Edi Rama i ofron BE-së; vrasje, pengmarrje dhe trafik droge 18 Gusht 2026, 13:2213:22Anti-Mafia Shqipëria drejt rihapjes së basteve online: Mundësi, pikëpyetje dhe kritika për transparencën 17 Gusht 2026, 16:5116:51Anti-Mafia Qeveria hungareze nis hetim zyrtar për 4iG, çfarë do të ndodhë me One Albania? 16 Gusht 2026, 14:4514:45Anti-Mafia Baste ilegale, call-center, trafik droge dhe tenderë/ Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës qe do financojë 5 kulla nga Tirana ne Velipojë? 15 Gusht 2026, 12:4012:40Anti-Mafia Dosja e Gjuhadolit, projekti para ekspertizës dhe licenca e refuzuar; çfarë i duhet të shpjegojë ministrit Blendi Gonxhe 14 Gusht 2026, 08:3708:37Anti-Mafia

