Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka komentuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon situatën lidhur me votimin e Reformës Administrativo-Territoriale, për miratimin e së cilës në Kuvend nevojiten 84 vota. Dule deklaroi se do të votojë kundër reformës, ndërsa u shpreh se, pavarësisht kundërshtimeve, ajo do të miratohet në Kuvend. Ai theksoi se për reformën territoriale duhet të shihen me vëmendje disa elemente, duke lënë të hapur diskutimin mbi përmbajtjen e hartës së re territoriale. “Do të votoj natyrisht kundër. Besoj se do të votohet. Nuk ka shpresë për kapanonet ushtarake. Do të shihni se do të japin votën me kokën ulur. Besoj se do të kalojë. Duhet të shohim disa elemente lidhur me reformën territoriale. Besoj se vota e Koçekut do të jetë kundër Territoriales, por besoj se do të kalojë. Nëse ndodh e kundërta, këta kolegë do të zinin vend në historinë e vendit.”, tha ai. Drafti i mazhorancës parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive. Votimi në seancë plenare është parashikuar për 8 tetor dhe për miratimin e projektligjit kërkohen 84 vota.
Deklarata e Dules vjen në një moment kur brenda vetë grupit socialist janë shfaqur kundërshtime ndaj draftit, pasi deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sina kanë votuar kundër propozimit gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: vangjel dule
