Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

A do bashkëpunojë opozita me mazhorancën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm? Berisha: I kemi dhënë fund çdo bashkëpunimi me PS-në për emra


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK-ut, ku është paraqitur ditën e sotme. Gjatë prononcimit, ai është pyetur nëse opozita do të bashkëpunojë me Partinë Socialiste për përzgjedhjen e emrit të Prokurorit të Ri të Përgjithshëm, duke dhënë një përgjigje se çdo lloj bashkëpunimi është ndërprerë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK-ut, ku është paraqitur ditën e sotme. Gjatë prononcimit, ai është pyetur nëse opozita do të bashkëpunojë me Partinë Socialiste për përzgjedhjen e emrit të Prokurorit të Ri të Përgjithshëm, duke dhënë një përgjigje se çdo lloj bashkëpunimi është ndërprerë. “Nuk marrim pjesë në përzgjedhje emrash pas aktit të tyre me Avokatin e Popullit. Kemi ndërprerë çdo bashkëpunim në përzgjedhjen e emrave me PS,” u shpreh Berisha. Gjithashtu, kreu i PD-së ka bërë një koment kritik për statusin aktual të institucionit të akuzës, duke theksuar se ai është reduktuar në funksione statistikore. “Mund të them se Prokurori i Përgjithshëm sot është institucioni më i zhveshur nga çdo kompetencë. Për mendimin tim është një zhveshje e gabuar që i kanë bërë atij, sepse është institucion kushtetues dhe ta lësh atë sa për ca statistika është një akt i gabuar. Mendoj se mund të korrigjohen disa gabime që janë bërë,” përfi Berisha. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb