Berati përkujtoi sot 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, më 13 shtator 1944. Në Varrezat e Dëshmorëve u zhvilluan homazhe dhe nderime në kujtim të të rënëve gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm dhe i Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Nën tingujt e Bandës Frymore të qytetit, në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut u vendosën kurora dhe buqeta me lule në nderim të atyre që dhanë jetën për çlirimin e Beratit. LEXO edhe...Rruga e vjetër Poliçan-Skrapar e dëmtuar prej dy muajsh, asnjë ndërhyrje për riparimin (VIDEO) Në ceremoni morën pjesë drejtues të pushtetit vendor, veteranë, familjarë të dëshmorëve, deputetë, përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe qytetarë. Në këtë përvjetor u krye edhe rivarrimi i dëshmorit të Atdheut, Agron Elezi, nga fshati Mbolan. Elezi humbi jetën gjatë tërmetit të vitit 1967, ndërsa shërbente si ushtar në kufi, dhe në vitin 2024 u shpall “Dëshmor i Atdheut”. “13 shtatori është një ditë e shënuar për qytetin e Beratit, një ditë që na kujton sakrificën e të gjithë atyre dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e qytetit. Ne duhet të jemi mirënjohës për sakrificën e të parëve tanë, por edhe të bëjmë çmos që brezat që do të vijnë të njohin historinë e qytetit dhe sakrificën e dëshmorëve" tha ministri i Brendshëm Ervin Demo. Një mesazh urimi përcolli edhe kryebashkiaku i Beratit, Ervin Ceca. Çlirimi i Beratit më 13 shtator 1944 shënoi një nga momentet vendimtare të luftës në këtë zonë. Në betejë u angazhuan partizanë të Brigadës së VII Sulmuese dhe batalione partizane që vepronin në qarkun e Beratit. Forcat partizane u vendosën në pikat dominuese të qytetit, ndërsa në betejë mbetën dëshmorë 23 të rinj antifashistë dhe u plagosën rreth 30 të tjerë. Nga Berati, gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ranë rreth 225 dëshmorë. U.D/ReportTv.al Berat ervin demo Ervin Ceca lufta antifashiste Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 6706 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

