Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“80 ditë protestë, akt sublim që na frymëzoi” – Aktivisti Bledar Meti: Në shtator rikthimi i tretë masiv i diasporës në shesh


Qëndresa e pandërprerë e qytetarëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka marrë një mbështetje të fuqishme dhe të organizuar edhe nga komunitetet shqiptare jashtë vendit.

Qëndresa e pandërprerë e qytetarëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka marrë një mbështetje të fuqishme dhe të organizuar edhe nga komunitetet shqiptare jashtë vendit. I ftuar për të folur mbi ecurinë e protestës dhe organizimin e diasporës, aktivisti shqiptar në Londër, Bledar Meti, ka theksuar se ky marshim maratonë ka rikthyer besimin dhe shpresën e humbur te shqiptarët e larguar prej vitesh nga vendlindja. Gjatë fjalës së tij, Meti u ndal te roli kyç i muajit gusht si një bashkim mes festës familjare dhe protestës, ndërsa paralajmëroi hapat e radhës të organizimit të diasporës në muajin shtator. “Ne na frymëzon akti sublim i ditëve që protestuesit kanë marrë, sepse ne kishim humbur shpresën. E kisha humbur shpresën se shqiptarët do të ngrihen ndonjëherë. Diaspora ka vendosur për kthimin sërish në Shqipëri. Koncepti ishte që gushti të shërbente si festë dhe protestë, sepse diaspora në gusht kthehet te familjet e tyre.

Pas datës 12 shtator është njoftuar kthimi i tretë i diasporës shqiptare në protestë. Kthimi i tretë besoj na ka dhënë luksin që ne kemi konsoliduar rrjetin bashkëpunues me aktorë kryesorë të diasporës shqiptare”, tha ai.

Sipas aktivistit nga Londra, rrjeti i bashkëpunimit mes shqiptarëve jashtë kufijve është zgjeruar ndjeshëm, duke u bërë një zë i fortë mbështetjeje për të gjitha kërkesat e ngritura në shesh. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb