Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

78 ditë nga nisja e “Revolucionit Flamingo”/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, diaspora jehon me thirrjet: Rama jepe dorëheqjen


Qytetarë të shumtë janë grumbulluar sërish sot në Sheshin “Skënderbej”, prej nga pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, në ditën e 78-të rresht të protestave kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

Qytetarë të shumtë janë grumbulluar sërish sot në Sheshin “Skënderbej”, prej nga pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, në ditën e 78-të rresht të protestave kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Rama, ndërsa kanë ngritur shqetësimet e tyre për krizën ekonomike, rritjen e çmimeve dhe vështirësitë me të cilat përballen qytetarët në jetën e përditshme. Një element i ri i protestave të ditëve të fundit është përfshirja e diasporës. Që prej 14 gushtit, shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme janë bashkuar me protestuesit në Tiranë, duke i dhënë lëvizjes një tjetër dimension dhe masivitet. Përveç dorëheqjes së Edi Ramës, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila, sipas tyre, do të ketë si mision përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Protesta vijon me marshimin drejt Kryeministrisë, ndërsa pritet që pjesëmarrësit të përsërisin kërkesat e tyre politike dhe ekonomike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb