Lajme Zone
72 orë protesta, Hita: Jo nga studentë, por të rekrutuar të dhunshëm, 71 efektivë të lënduar! Ndalni aktet e dhunës, do përballeni me ligjin
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

72 orë protesta, Hita: Jo nga studentë, por të rekrutuar të dhunshëm, 71 efektivë të lënduar! Ndalni aktet e dhunës, do përballeni me ligjin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, konferencë për mediat, lidhur me situatën e krijuar pas protestave të dhunshme të 3 ditëve të fundit në Tiranë. Skënder Hita: Prej gati 72 orësh, kryeqyteti po përballet me valë dhune, zjarrvënieje dhe shkatërrimi, duke vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Në këto ngjarje janë plagosur 71 efektivë, disa prej tyre me dëmtime të

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, konferencë për mediat, lidhur me situatën e krijuar pas protestave të dhunshme të 3 ditëve të fundit në Tiranë. Skënder Hita: Prej gati 72 orësh, kryeqyteti po përballet me valë dhune, zjarrvënieje dhe shkatërrimi, duke vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Në këto ngjarje janë plagosur 71 efektivë, disa prej tyre me dëmtime të rënda. Policia garanton të drejtën kushtetuese të çdo qytetari, studenti apo force politike për të protestuar paqësisht, por protesta nuk mund të jetë mburojë për dhunën dhe shkatërrimin e pronës. LEXO edhe...Dhuna dhe kaosi në protestat në Tiranë, kryepolici Hita: Kemi të gjitha pamjet filmike, është bërë dokumentimi real i të gjithë veprës penale për të arrestuarit Hita thotë se protesta nuk është organizuar nga studentë. Lajm në përditësim... Ora 16:12 Dhuna dhe kaosi në protestat në Tiranë, kryepolici Hita: Kemi të gjitha pamjet filmike, është bërë dokumentimi real i të gjithë veprës penale për të arrestuarit Kryepolici Skënder Hita është shprehur se forcat e rendit po bashkëpunojnë me Prokurorinë e Tiranës për të dokumentuar të gjitha skenat e dhunës gjatë protestave të fundit.Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi: Zoti Hita keni arrestuar shumë persona, por të paktën nga protestat e mëparshme, ju i arrestoni dhe ata lirohen, sepse nuk ka prova të mjaftueshme. Këtë radhë a keni prova të mjaftueshme dhe a keni bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Tiranës?Kryepolici Skënder Hita: Që në momentet e para është bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Tiranës. Janë përfituar të gjitha pamjet filmike të personave që kanë kryer këto akte dhune. Janë identifikuar dhe kapur në flagrancë edhe personat e tjerë që kanë dëmtuar bizneset. Është bërë një dokumentim real i gjithë veprës penale, pavarësisht vendimit që ka gjykata kryesisht për protestat që zhvillohen në Shqipëri. Share Ora 16:06 Protestat e dhunshme, Hita: Distancohuni nga të maskuarit! Mos e ngatërroni vetëpërmbajtjen me dobësinë, Policia nuk tërhiqet, do përballeni me ligjin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita thotë se të gjithë personat që kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve, institucioneve dhe pronës publike e private do të identifikohen dhe do të përballen me ligjin. Hita u bëri thirrje protestuesve të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, ndërsa efektivëve u kërkoi profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje, por pa u tërhequr përballë dhunës. "Çdo sulm ndaj uniformës së Policisë është sulm ndaj shtetit ligjor dhe shtetit. Kush ka ushtruar dhunë ndaj Policisë, ka dëmtuar institucionet, pronën publike dhe private, do të identifikohet dhe do të përballet me ligjin. Ju kërkoj që të tregoni profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe të mos provokoheni, por mos u tërhiqni.Pjesëmarrësve u bëj thirrje të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm. Përgjegjësia është individuale. Do të përballeni me ligjin. Ndaloni dhunën ndaj Policisë! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Mesazhi është i qartë dhe i prerë: Mos e ngatërroni vetëpërmbajtjen me dobësinë. Policia nuk tërhiqet përballë dhunës. Institucionet dhe qytetarët do të mbrohen", thotë Hita. Share Ora 16:04 Protestat e dhunshme, kryepolici Hita: Policia nuk është pjesë e asnjë partie politike, misioni ynë është të mbrojmë jetët dhe pronën! Kryepolici Skënder Hita u bëri thirrje protestuesve gjatë një konference për mediat që të ndalin sulmet ndaj institucioneve, bizneseve private dhe uniformave blu.Hita tha se misioni i Policisë është të mbrojnë jetët dhe pronën, teksa tha se protestuesit e dhunshëm nuk janë studentë."Policia nuk është pjesë e asnjë partie politike. Misioni ynë është të mbrojmë pronën dhe jetën. U bëjmë thirrje prindërve që të mos lejojnë që gjimnazistët të bëhen pjesë e dhunës. Nga të gjithë të ndaluarit natën e parë në protestat e dhunshme, asnjëri nuk rezultoi studentë. Edhe në natën e dytë, vetëm një pjesë e vogël rezultuan studentë", tha mes të tjerash Hita. Share R.Xh/SI.E./ReportTv.al Tirane proteste protestat kunder qeverise policia e shtetit Skënder Hita Komento Komente bukurie: 15/10/2026 16:05 me mire te mos dale sepse pa prekurori dhe gjykate nuk mund te beje asgje policia , protesta eshte e drejta e gjithkujt qe deshiron te protestoje dhe jo te vjedhi te shkaterroje te djegi dhe vandalizoje vendin e tij, token meme . Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 21.9% Jo 74.4% Disi 3.6% Vota total: 442 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?