Mbahet sot protesta e 70 qytetare kundër qeverisë. Protestuesit, si çdo natë janë mbledhur fillimisht në sheshin Skënderbej dhe kanë marshuar më pas drejt bulervadit "Dëshmorët e Kombit", para Kryeministrisë, ku mbajnë fjalime një pjesë e tyre.
Më pankarta, flamuj dhe banderola në duar, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Në protestë nuk mungojnë edhe thirrjet kundrejt të gjithë klasës politike.
Në fund të fjalimeve qytetarët zhvillojnë dhe marshimin e përnatshëm në rrugët e kryeqytetit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

