Një djalë 7 vjeç është shpëtuar nga rrënojat e një pallati në Dymer, në rajonin e Kievit, pas 14 orësh. Sulmet ruse gjatë natës ndaj fshatit kanë shkaktuar vdekjen e 11 personave, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas. Sulmi ndodhi në orët e para të së dielës. Një 79-vjeçare u shpëtua gjithashtu e gjallë nga ndërtesa e shembur, tha kreu i administratës rajonale të Kievit, Tymur Tkachenko. Një sulm ndaj një banese private në Bila Tserkva shkaktoi vdekjen e një personi tjetër dhe përfshiu ndërtesën nga flakët, shtoi ai. LEXO EDHE:Shefi i inteligjencës amerikane: Putini nuk është miku i Amerikës në Ukrainë Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha gjithashtu se tre persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën nga një sulm në Vyshneve, po në rajonin e Kievit, ku të dielën u godit një dyqan ushqimor. Autoritetet ukrainase thanë se djali në Dymer ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe është dërguar në spital. Në një postim në Telegram, Tkachenko tha se gruaja 79-vjeçare, e shpëtuar nga rrënojat, po merrte trajtim mjekësor në spital. Më herët, ai kishte bërë të ditur se 6 persona ishin plagosur nga sulmi, ndërsa disa të tjerë rezultonin ende të zhdukur. Zelensky tha se më shumë se 130 persona janë angazhuar në operacionet e emergjencës në vendngjarje dhe se ato do të vazhdojnë derisa të kenë "informacion të plotë për secilin person". Duke shprehur ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave, ai tha se sulmi goditi ndërtesën e banimit, "duke shkatërruar praktikisht një pjesë të saj plotësisht". Zelensky shtoi se "përpjekjet e shpëtimit po vështirësohen nga alarmet e vazhdueshme për sulme ajrore dhe kërcënimet e reja". Ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, Ivan Vyhivskyi, tha se sulmi ndodhi në orën 05:00 lokale, kur familjet ishin ende në gjumë. Vyhivskyi shtoi se deri të dielën në mbrëmje ishin kryer më shumë se 70 sulme në 10 rajone të Ukrainës. Kryetari i bashkisë, Illya Dikov, shkroi në rrjetet sociale se mes të plagosurve ishin edhe tre fëmijë. Rusia goditi gjithashtu një nënstacion elektrik në rajonin e Dnipropetrovskut, bëri të ditur kryeministri i Ukrainës, Sergiy Koretsky, në një postim në rrjetin social X. P.J P.J Shqiptarja.com TAG: lufta ne ukraine ukraine Volodymyr Zelensky Rusi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
21 Nëntor, 17:11
Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.1% Protesta 23% Asnjëra 6% Vota total: 1925 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?

