Lajme Zone
7 nxënëse e denoncojnë për ngacmim seksual, ndalohet mësuesi i edukimit fizik
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

7 nxënëse e denoncojnë për ngacmim seksual, ndalohet mësuesi i edukimit fizik

Një 35-vjeçar, mësues i edukimit fizik në një shkollë në Vlorë, është ndaluar nga policia pas denoncimit të shtatë nxënëseve, të cilat e akuzojnë për ngacmim seksual.

Një 35-vjeçar, mësues i edukimit fizik në një shkollë në Vlorë, është ndaluar nga policia pas denoncimit të shtatë nxënëseve, të cilat e akuzojnë për ngacmim seksual.

Sipas deklarimeve të vajzave, të moshave 14 deri në 17 vjeç, ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur në ambientet e shkollës ku 35-vjeçari ushtronte detyrën e mësuesit.

Policia bën me dije se, në vijim të hetimeve, është bërë ndalimi i shtetasit me inicialet A. A., banues në Vlorë.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.