TIRANË- Në 7 ditët e para të protestës së dhunshme, me diegie e shkatërrim të pronës publike e private dhe goditje efektivëve të policisë me gurë, molotovë e sende të tjera të forta, u arrestuan në total plotë 300 persona, nga të mitur deri te mbi 50-vjeçarë. Pjesa më e madhe e tyre, 271, janë në Tiranë, aty ku dhuna u përqendrua në mënyrë të frikshme. Zyrtarisht, Policia e Tiranës bënë me dije se në mesin e tyre, 51 janë me precedent penal. Mes tyre ka të hetuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje, prodhim e shitje droge, prostitucion, gjobëvënie, vjedhje, mashtrim, falsifikim dokumentesh si dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, goditje dhe mosbindje ndaj policisë. Policia thotë se mes tyre ka edhe me precedent në fushën e mjedisit dhe qarkullimit rrugor. Këto të dhëna tregojnë se më shumë se një e gjashta e atyre që bëjnë dhunë në protestë, të paktën një herë janë hetuar apo dënuar, çka e bënë protestën jo vetëm të dhunshme, por edhe pasqyrë të personave që kanë kryer krime. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve! Do të njihen me masën e sigurisë Ndërkohë, në ditën e shtatë të dhunës policia arrestoi 33 persona, 6 prej të cilëve të mitur nga 15 deri në 17 vjeç, dhe të tjerët nga 18 deri në 42 vjeç. Akti më i rëndë i së hënës ishte sulmi në Gjykatën e Apelit Tiranë. Ndërkohë, nisi hetim në gjendje të lirë janë lënë 41 persona. Të gjithë u shoqëruan nëpër komisariate, dhe pas verifikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë për gati gjysmën u pre fleta e arrestit, teksa do të dalin për masën e sigurisë në gjykatë në ditët në vijim. Shumica dërrmuese e 300 personave të arrestuar tashmë kanë dalë para gjykatës për masë sigurie. Duhet evidentuar se deri më tani gjykatat i kanë konsideruar thuajse të të gjitha arrestimet e ligjshme, pavarësisht se pjesa më e madhe e tyre janë lënë në masë “detyrim paraqitje”, një pjesë e vogël në “arrest shtëpie” dhe një numër modest, ata më të dhunshmit janë lënë në masën shtrënguese “arrest në burg”. Përveç arrestimeve, të cilat përfjnë në dyert e gjykatës, policia në disa qarqe, pjesa më e madhe në Tiranë, nisi hetim në gjendje të lirë edhe për 559 të tjerë. Nëse dhuna ndaj institucioneve dhe policisë vijon në të njëjtin intensitet, blutë janë të vendosur për të mos lëshuar, dhe shoqërimet e arrestimet pritet të jenë aktive edhe në vijim. Rastet përfshijnë1 për vrasje 24 për drogë5 për dhunë në familje8 për armëmbajtje pa leje, zjarri ose të ftohta1 prostitucion4 mashtrim1 gjobëvënie4 falsifikim dokumentesh EMRAT e 51 protestuesve me precedentë penalë1. Genc Ibrahimi, 57 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.2. Beonard Prençi, 41 vjeç, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Dhuna në familje”, ndaj vëllait të tij dhe ndaj motrës, si dhe për tentativën për të kryer marrëdhënie seksuale me këtë të fundit.3. Ali Bruçi, 40 vjeç, për pjesëmarrje në protesta dhe tubime të paligjshme, si dhe për dhunë ndaj punonjësve të policisë gjatë organizimit të protestave të paligjshme.4. Ernest Kapo, 32 vjeç, për veprat penale “Vjedhja”, “Pjesëmarrja në protesta dhe tubime të paligjshme”, “Pengim i qarkullimit” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.5. Sardi Xibri, 28 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.6. Ervin Vrioni, 45 vjeç, për veprat penale “Vetgjyqësia”, “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”.7. Sami Docaj, 45 vjeç, për veprat penale “Ndotja e ajrit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.8. Xhesion Patoku, 27 vjeç, për pjesëmarrje në protesta dhe tubime të paligjshme, pengim të qarkullimit, si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.9. Jon Sinoimeri, 27 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.10. Veron Arifaj, 36 vjeç, për pjesëmarrje në protesta dhe tubime të paligjshme. Është dënuar në Angli me 40 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, si dhe me 2 vjet e 5 muaj burgim për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”.11. Aldo Meta, 28 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.12. Adgert Fejza, 38 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja”.13. Zef Mëhilli, 30 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Është dënuar në Britaninë e Madhe për “Prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike”.14. A.P, 17 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.15. Liridon Ademaj, 24 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi”.16. Agron Ballia, 20 vjeç, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.17. Liridon Ademaj, 24 vjeç, për kundërshtimin dhe goditje për shkak të detyrës të punonjësit të policisë.18. Fitim Dervishi, 32 vjeç, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Vjedhja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.19. Lisian Milushi, 37 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.20. Solon Daci, 24 vjeç, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.21. Fatbardh Muca, 25 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Vjedhja”. Është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.22. Ilmar Gugashi, 36 vjeç, për veprën penale “Mbajtja e lokalit për prostitucion”.23. Kleant Koçi, 39 vjeç, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.24. Lorenc Vladi, 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.25. Marjel Arapi, 42 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.26.Igli Dragjoshi, 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.27.Klers Baci, 20 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.28. Romario Bodoj, 30 vjeç, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.29. Majkell Jajaj, 28 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.30. Noel Leshja, 28 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;31. Ervin Vrioni, 45 vjeç, për veprat penale “Fshehja e te ardhurave” dhe “Mashtrimi” (2 herë), “Vetgjyqësia”; “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “ Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, ,“Pengimi i qarkullimit te mjeteve te transportit” dhe “Prishje e qetësisë publike”;32. Gentjan Papagjika, 46 vjeç, për veprat penale "Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, “Shkaterrim i pronës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”;33. Elidon Ndoka, 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;34. Desti Hoxha, 24 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhuna në familje”;35. Eriseld Hadri, 19 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,36. Ervis Ajazi, 37 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Fshehja e të ardhurave”, si dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.37. Enea Bregu, 27 vjeç, i kthyer “Deportiv” nga Greqia, për motivin emigracion i paligjshëm.38. Dilaver Cankaj, 28 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”,39. Kristo Zira, 22 vjeç, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;40. Ergys Llanaj, 42 vjeç, për veprat penale “Prishje e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”;41. Arben Lleshaj, 52 vjeç, i dënuar me 23 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me paramendim “ dhe “Armëmbajtja pa leje”. Liruar nga burgu në datë 14.02.2022. Shoqëruar disa herë në polici, në vitet 2022-2024-2025, për konflikte dhe mosmarrëveshje.42. Ardit Isufaj, 33 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë dhe “Organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme”;43. Oligert Bardhi, 21 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Dëmtime tjera me dashje”;44. Danjel Lazaj, 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;45. Behar Pasha, 39 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave”;46. Jurgen Gjauri, 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”,47. Ardit Boo (Dulaj), 42 vjeç për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike” (2 herë) dhe “Goditje për shkak të detyrës”;48. Abigel Golemi, 43 vjeç, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkelja e Karantinës së bimëve dhe kafshëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Dhuna në familje”.49. Sebastjan Rizvani, 29 vjeç, kthyer deportiv nga Gjermania me motivin se ka vuajtur dënim me burg 1.7 vite për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ndalese 8-vjecare në Gjermani.50. Ardit Plaku, 37 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,51. Daniel Lusha, 21 vjeç, i kthyer Deportiv nga Franca, pasi ka vuajtur dënimin me 10 muaj burgim, për kultivim të bimëve narkotike. I kanë komunikuar ndalesë të përjetshme në Francë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 17:30 Gjykata e Tiranës liron nga qelia 28 protestuesit e arrestuar, u cakton masën ‘detyrim paraqitje’! Për 3 prej tyre arrestimi u cilësua i paligjshëm (EMRAT) Gjykata Penale e Tiranës ka liruar nga qelia 28 protestues të arrestuar gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet, duke caktuar për të gjithë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.Për tre prej tyre, gjykata e cilësoi arrestimin të paligjshëm, ndërsa për Rigers Hoxhën vendosi edhe ndalimin e pjesëmarrjes në tubime. Masat e sigurisë u shqyrtuan nga gjyqtaret Marcela Shehu dhe Yrfet Shkreli.Protestuesit që dolën në Gjykatë për masën e sigurisë1. Ardian Vokli2. Marjan Muca3. Redon Rakipaj4. Redi Mato5. Bledi Matoja6. Emiljano Qokaj7. Kristjan Matoja8. Armant Matoja9. Hisni Nela10. Fatjon Muca11. Kleard Feçanji12. Gentjan Papagjika13. Rigers Hoxha14. Skerdiliano Buzi15. Noel Leshnja16. Marco Benvenuto17. Bjorni Lala18. Eri Daja19. Zamir Tase20. Mirald Mema21. Faviol Lamaj22. Florenc Karaj23. Ervin Vrioni24. Albjon Bushkashi25. Armand Brahimllari26. Erigels Lama27. Klevis Hyka28. Xhoani Daci (Byberi)-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 13:53 Protestat e dhunshme/ 33 protestues në pranga për sulmet e djeshme, mes tyre 6 të mitur (EMRAT) Policia ka arrestuar 33 protestues për aktet e dhunës gjatë protestës së djeshme në Tiranë, ku u sulmua edhe Gjykata e Apelit. Mes të arrestuarve janë 6 të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç, ndërsa 41 persona të tjerë janë vënën nën heto,. Sipas policisë, protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta efektivët dhe automjetet e tyre, si dhe kanë djegur kosha mbeturinash e dëmtuar sinjalistikën rrugore. Nga përplasjet mbetën të lënduar 7 policë.Në total, gjatë 7 ditëve të protestave të dhunshme janë arrestuar 271 persona, nga të cilët 51 me precedentë penalë për vepra të ndryshme, përfshirë vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge, sipas Policisë."Këta shtetas dyshohet se, gjatë tubimit, kanë qëlluar me gurë dhe me sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve dhe automjeteve të Policisë, si dhe kanë dëmtuar me sende të forta dhe me zjarr koshat e mbeturinave dhe tabelat e sinjalistikës rrugore.Si pasojë e sulmit dhe dhunës nga ana e personave të maskuar dhe të dhunshëm gjatë tubimit të djeshëm, janë dëmtuar 7 punonjës policie.Ndërkohë, theksojmë se gjatë 7 ditëve të protestave të dhunshme janë arrestuar 271 shtetas, nga të cilët 51 me precedentë penalë në fushën e vrasjes, plagosjes, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, prostitucionit, shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, vjedhjes, mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, goditjes/kundërshtimit/mosbindjes ndaj punonjësve të Policisë, si dhe në fushën e mjedisit dhe të qarkullimit rrugor", njoftoi Policia. EMRAT E PERSONAVE TË ARRESTUAR PËR PROTESTËN E 19 TETORITRrapi CepeleLorenco SpahiuDrini DogjaniEljo BogdaniEiger ToskaErvis GoricaAltis AlikoAris HajdërajOrest XharoElton HysaDhionisi HoxhallariAlbjan RudaTahir TarjaAlvin LakoArber BabaBurim ToskajDaniel LushaFernando MetajGzim BermetaLuis MateliQazim MerxhoAntonio SkandajYlli IslamiFatjon LazriKristian PerlalaMelvin MehiAlfred Bushi-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com Share A.C/E.H/Shqiptarja.com TAG: Ardit Plaku Sebastjan Rizvani Abigel Golemi Ardit Dulaj Jurgen Gjauri Behar Pasha Danjel Lazaj Oligert Bardhi Ardit Isufaj Arben Lleshaj Ergys Llanaj Kristo Zira Dilaver Cankaj Enea Bregu Ervis Ajazi Eriseld Hadri Desti Hoxha Elidon Ndoka Gentjan Papagjika Ervin Vrioni Noel Leshja Majkell Jajaj Romario Bodoj Klers Baci Igli Dragjoshi Marjel Arapi Lorenc Vladi Kleant Koçi Ilmar Gugashi Fatbardh Muca Solon Daci Lisian Milushi Liridon Ademaj Agron Ballia alfred bushi Melvin Mehi Kristian Perlala Fatjon Lazri Ylli Islami Antonio Skandaj Qazim Merxho Luis Mateli Gzim Bermeta Fernando Metaj Daniel Lusha Burim Toskaj Arber Baba Alvin Lako Tahir Tarja Albjan Ruda Dhionisi Hoxhallari Elton Hysa Orest Xharo Aris Hajderaj Altis Aliko Ervis Gorica Eiger Toska Eljo Bogdani Drini Dogjani Lorenco Spahiu Rrapi Cepele Tirane protestat kunder qeverise Ardian Vokli Marjan Muca Redon Rakipaj Redi Mato Bledi Matoja Emiljano Qokaj Kristjan Matoja Armant Matoja Hisni Nela Fatjon Muca Kleard Feçanji Rigers Hoxha Skerdiliano Buzi Noel Leshnja Marco Benvenuto Bjorni Lala Eri Daja Zamir Tase Mirald Mema Faviol Lamaj Florenc Karaj Albjon Bushkashi Armand Brahimllari Erigels Lama klevis hyka Xhoani Daci Genc Ibrahimi Beonard Prenci Ali Bruçi Ernest Kapo Sardi Xibri Sami Docaj Xhesion Patoku Jon Sinoimeri Veron Arifaj Aldo Meta Adgert Fejza Zef Mehilli Almarin Prenga Liridon Ademaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Iris: 21/10/2026 02:25 Na qenkan nje pjese me precedent penal.E pastaj cfare,murgeshat prisni te protestojne?! 80-85 % e popullsise shqiptare kane nga nje precedent duke filluar nga gjobat e arrestimet per shkelje trafiku rrugor e deri te vrasjet.Te vetmit aty ne proteste qe jane pa precedente,jane kalamajte,por dhe per t'a nuk do te vija doren ne zjarr. Përgjigju O Rome: 20/10/2026 20:11 No aminsti prap per kok tate eke se nuk I bohet amisti te krimit. Përgjigju Arta: 20/10/2026 17:43 Po mire ja bejne qe i lerojne se nik kan prish shtepite e gjygjtarve por pronen e shtetit dhe te qytetarve.sonte sjkoni prishni edhe gjera te tjera se e din se nuk denohen Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 20/10/2026 12:54 Cila eshte masa e denimit nga gjykata ? Dihet i le te lire kriminelet per deri sa le te lire saliun , fatmirin , bardhin , e te tjeret domosdo do ti mbroje edhe keta kriminel se jane kryetaret e situates . Përgjigju Lol: 20/10/2026 18:05 Te lir nga qelia, por padija gjyqsore vazhdon deri ne fund Or tej: 20/10/2026 14:44 Do denohen me pushkatim live ne tik tok or teeeejjjjj Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.9% Disi 3.2% Vota total: 9300 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

