Lajme Zone
68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës

8 vite më parë, Feim Musai nga Çuka e Sarandës ndërtoi një dhomë për të futur kokën por OSHEE-ja nuk i ka lidhur energjinë elektrike me argumentin se objekti është i palegalizuar. Përmes Report TV ai i i bën apel Kadastrës dhe OSHEE-së qe t’i japin zgjidhje problemit te tij qe po zvarritet prej vitesh prej burokracisë.

Kur bie nata, në strehën e Feim Musait në Çukë të Sarandës nuk ndizet asnjë dritë. Prej 8 vjetësh, 68-vjeçari jeton pa energji elektrike. Pas problemeve shëndetësore dhe vështirësive që i solli jeta, ndërtoi fillimisht barakë me llamarina në bahçen e të atit. Me pas të afërmit dhe miqtë e ndihmuan të ndërtoje një dhomë me tualet, gjithsej 16 metra katrorë. Për lidhjen e energjisë, thotë se ka trokitur në shumë zyra. Por përgjigjet e kanë kthyer sërish në pritje. "Kam jetuar në një barakë me gjarprin dhe me miun dhe me ndihmën e disa të afërmëve e ndërtova me blloqe betoni, por nuk më japin energji elektrike. Te elektriku më kërkojnë që ndërtesa të jetë në proces legalizimi. Te Legalizimet më thonë janë bllokuar të gjitha nga shteti", thotë Feim Musai. LEXO EDHE:Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët e Vlorës, vështirësi në qarkullim! Banorët ankohen për pusetat e bllokuara (VIDEO) Feimi nuk kërkon shumë. Një llambë për të ndriçuar dhomën dhe një frigorifer ku të ruajë ilaçet e ushqimin. Nevoja të përditshme, që për të mbeten ende të paarritshme. "Unë nuk kërkoj asgjë më shumë se të kem energji elektrike për ndriçim dhe për frigoriferin, të ruaj ilaçet dhe një lugë gjellë. Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur. Kam vajtur te të gjithë drejtuesit e institucioneve, vetëm te Perëndia nuk kam mundur të vete", shton ai. Përmes Report tv, Feim Musai kërkon nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), nga Kadastra (ASHK) që të shqyrtojnë rastin dhe t’i mundësojnë legalizimin e objektit dhe lidhjen e energjisë elektrike. Një apel i drejtohet dhe bashkisë së Sarandës për ta trajtuar 68-vjecarin me ndihmë sociale. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Vlore sarande energjia elektrike feim musai Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.3% Jo 33.5% Nuk e di 6.2% Vota total: 4276 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?