Lajme Zone
68 ditë protesta masive, qytetarët nuk tërhiqen! Oshëtijnë thirrjet nga Bulevardi: Ju erdhi fundi! Revolucion!
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

68 ditë protesta masive, qytetarët nuk tërhiqen! Oshëtijnë thirrjet nga Bulevardi: Ju erdhi fundi! Revolucion!

Për 68 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e tij nga detyra.

Për 68 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e tij nga detyra. Ata janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij qëllimi. Sot shënohet dita e 68-të e protestave, ndërsa qytetarët u mblodhën sërish për të përsëritur thirrjen e tyre për dorëheqjen e kryeministrit. Pasi u stacionuan si fillim te sheshi Skënderbej, ata nisën marshimin drejt Kryeministrisë, mes thirrjeve; “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike 12-mujore, po ashtu hetimin e kryeministrit Edi Rama nga SPAK. Protestuesit akuzojnë qeverinë, kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje e korrupsion ndërsa shprehen të vendosur se duhet të largohet nga qeveria. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta