Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

61 ditë para kryeministrisë, protestuesit: Ramës i ka hyrë frika, ka menduar dorëheqjen!


Në të 61-tën ditë të protestës, tubuesit para kryeministrisë iu referuan fjalimit të sotëm të Ramës me drejtuesit politikë të PS duke thënë se tashmë është i frikësuar.

Në të 61-tën ditë të protestës, tubuesit para kryeministrisë iu referuan fjalimit të sotëm të Ramës me drejtuesit politikë të PS duke thënë se tashmë është i frikësuar. “Sa më shumë del në media dhe thotë se nuk do të japë dorëheqjen, aq më shumë i ka hyrë frika”, tha aktivisti Edison Lika. Këtë frikë, sipas tyre, kryeministri e ka manifestuar duke u shprehur për herë të parë se ka konsideruar dorëheqjen. LEXO EDHE:Evropianisti i kafenesë - Fejton “Sa më shumë kalojnë ditët, aq më i madh bëhet presioni ndaj Ramës. Në fillim nuk na merrte seriozisht, ndërsa tani thotë se për herë të parë ka menduar dorëheqjen. Kjo tregon se e ka kuptuar se kjo protestë nuk do të tërhiqet pa u larguar ai nga detyra”, tha një tjetër aktivist. ‘Lumë’ kritikash patën edhe për ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha për mundësinë e hapjes së konsullatës shqiptare në Luginën e Preshevës e asaj serbe në Shkodër, ku për këtë të fundit shprehën kundërshtim. “Ai u përpoq që pazarin që ka bërë me Serbinë ta shesë si marrëveshje reciprociteti. Ky është pazar sepse nëse në Luginën e Preshevës, Bujanoc, ka shqiptarë, në Shkodër nuk ka minoritet serb dhe ky është fakt!”, tha një aktivist. Protestuesit nisën marshimin rreth orës 21:25. Gjatë tij, ata krijuan në asfalt edhe fjalët "Balluku në burg", duke ripërsëritur kështu apelin për arrestimin e zv. kryeministres. Lajm në përditësim... P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës:

30 Korrik, 15:33

Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 64.6% I gabuar 27.7% I/e dyzuar 7.8% Vota total: 1121 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Korrik, 15:33 Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?