Lajme Zone
6 punonjës të aeroportit të Frankfurtit infektohen me malaria, njëri prej tyre humb jetën
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

6 punonjës të aeroportit të Frankfurtit infektohen me malaria, njëri prej tyre humb jetën

Gjashtë punonjës janë infektuar në total. Hetimet janë përqendruar te një rast i rrallë i të ashtuquajturës "malarie aeroportuale".

Një punonjës i Aeroportit të Frankfurtit ka humbur jetën pasi u infektua me malarie, në një rast të rrallë që ka prekur gjithsej gjashtë punonjës të aeroportit. Sipas autoriteteve gjermane të shëndetit publik, dyshohet se mushkonjat që transmetuan sëmundjen janë transportuar me një fluturim deri në Frankfurt. Pesë punonjësit e tjerë të infektuar po marrin trajtim mjekësor. "Fatkeqësisht, mund të konfirmojmë se një punonjës ka humbur jetën si pasojë e infeksionit", tha një zëdhënës i operatorit të aeroportit, Fraport, për BBC. LEXO EDHE:Tentativa për sulm ndaj qendrës së NATO-s në Gjermani, zbulohet një dron i tretë me lëndë shpërthyese pranë aeroportit të Leipzigut Kompania njoftoi se ka informuar të gjithë punonjësit për situatën dhe u ka bërë thirrje të kontaktojnë mjekun nëse shfaqin simptoma. Rasti u bë i njohur fillimisht në korrik, kur u raportuan katër punonjës të infektuar. Instituti Robert Koch, agjencia federale gjermane për kontrollin e sëmundjeve, tha se ata u sëmurën mes 4 dhe 6 korrikut dhe se dyshohet që mushkonjat të jenë transportuar me avion. Ndërkohë, në Aeroportin e Frankfurtit janë vendosur kurthe për kapjen e mushkonjave. Mostrat e mbledhura do të analizohen në laborator për të përcaktuar llojin dhe origjinën e tyre. Instituti Robert Koch thekson se rastet e malaries në Gjermani prekin pothuajse gjithmonë persona që janë infektuar gjatë udhëtimeve në vende ku sëmundja është e përhapur. Transmetimi i sëmundjes brenda një aeroporti është shumë i rrallë. Sipas institutit, mungesa e historikut të udhëtimit mund të vonojë diagnostikimin, duke rritur rrezikun që sëmundja të marrë një ecuri më të rëndë. Rasti i fundit i të ashtuquajturës "malarie aeroportuale" në Gjermani ishte regjistruar në vitin 2023, po në Aeroportin e Frankfurtit. Malaria transmetohet nga pickimi i disa llojeve të mushkonjave dhe është më e përhapur në vendet tropikale. Sëmundja shkaktohet nga një parazit, nuk transmetohet nga njeriu te njeriu dhe është e parandalueshme e e trajtueshme, megjithëse në disa raste mund të jetë kërcënuese për jetën. U.D/Shqiptarja.com TAG: malarja mushkonja aeroport Frankfurt gjermani Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.8% Keq 34.3% Nuk e di 12.9% Vota total: 2096 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?