Lajme Zone
6 persona nën rrënoja pas shpërthimit në Athinë, mes tyre 3 shqiptarë
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

6 persona nën rrënoja pas shpërthimit në Athinë, mes tyre 3 shqiptarë

Tre shtetas shqiptarë dyshohet se ndodhen ende nën rrënojat e një ndërtese në Athinë, pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi një ditë më parë zonën e Plakës. Sipas raportimeve, gjashtë persona dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë pa ndërprerje operacionin e kërkim-shpëtimit.

Shpërthimi ndodhi pak para orës 08:00, në një ndërtesë të vjetër dykatëshe në rrugën Lysikratous, përballë Shtyllave të Zeusit Olimpik. Si pasojë e shpërthimit, godina u shemb, ndërsa një kalimtar mbeti i plagosur lehtë nga copëzat e shpërndara. Forcat zjarrfikëse ndërhynë edhe në një ndërtesë pranë vendit të ngjarjes.

Nga godina fqinje u nxorën dy gra, njëra prej tyre e moshuar, të cilat u transportuan në spitalin “Georgios Gennimatas” për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet mes rrënojave për gjetjen e personave të bllokuar, mes tyre edhe tre shtetasit shqiptarë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e shpërthimit.