Për shekuj me radhë, tregimet për krijesa të çuditshme janë konsideruar legjenda. Por disa prej tyre rezultuan të ishin kafshë reale, të cilat shkenca thjesht nuk i kishte zbuluar ende. Ja gjashtë prej tyre. Dragoi i KomodosLexo edhe:Çfarë pamjeje kanë vërtet engjëjt sipas Biblës? Sot është i njohur si hardhuca më e madhe në botë, por për një kohë të gjatë dragoi i Komodos dukej si një krijesë mitike. Në vitin 1910, një oficer holandez dëgjoi për një “krokodil toke” në ishullin Komodo. Dy vjet më vonë, një fotografi dhe lëkura e kafshës iu dërguan shkencëtarëve. Ekspeditat e mëvonshme sollën edhe ekzemplarë të gjallë. Këto hardhuca mund të arrijnë rreth 3 metra gjatësi dhe të peshojnë deri në 150 kilogramë. Okapi Në Afrikën Qendrore qarkullonin prej kohësh histori për një kafshë të ndrojtur, me këmbë me vija si të zebrës. Europianëtdyshonin se ajo ekzistonte. Në vitin 1901, eksploruesi britanik Harry Johnston siguroi lëkurën dhe kafkën e kafshës, duke dëshmuar ekzistencën e saj. Por surpriza ishte edhe më e madhe: okapi nuk ishte e afërt me zebrën, por me gjirafën. Jackalope ose lepuri me brirë Lepuri me brirë është një nga krijesat më të famshme të folklorit amerikan. Në realitet, ekziston një shpjegim biologjik për disa prej këtyre “lepujve”: virusi i papilomës së Shoupit mund të shkaktojë rritje në kokë që duken si brirë. Kështu, një fenomen real mjekësor mund të ketë ushqyer legjendën e lepurit me brirë. Kallamari gjigant Historitë për krakenin datojnë prej shekujsh, por gjatë viteve 1800 u gjetën prova se në thellësi të oqeaneve jetonin vërtet krijesa gjigante me tentakula. Në vitet 1870, dëshmitë u bënë aq të shumta sa shkencëtarët e pranuan ekzistencën e kallamarit gjigant. Pamjet e tij në habitatin natyror u realizuan vetëm shumë më vonë. “Zogu Djall” Në folklorin e Sri Lankës, një zog me ulërimë të frikshme besohej se paralajmëronte vdekjen. Për vite me radhë u konsiderua thjesht një legjendë. Në fillim të shekullit XX, shkencëtarët pranuan se një zog me këtë thirrje ekzistonte vërtet. Sot besohet gjerësisht se bëhet fjalë për bufin shqiponjë me bark me njolla, megjithëse identifikimi nuk është konfirmuar plotësisht. Gorillat e malit Eksploruesit në Afrikën Lindore dëgjonin prej kohësh histori për krijesa të mëdha, të mbuluara me qime, që jetonin në male. Në vitin 1902, kapiteni gjerman Robert von Beringe pa një grup gorillash në malet Virunga. Mbetjet e njërit prej tyre u dërguan në Berlin, ku u identifikua si një specie e re. Sot, gorilla e malit është një nga kafshët më të njohura, por ende të rrezikuara, të Afrikës.

