Spitali i Korçës Policia bën me dije se gjashtë fëmijët, të gjithë nga i njëjti kopsht, janë paraqitur në spital gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme me simptoma të ngjashme gastrointestinale... Policia ka reaguar lidhur me helmimin e gjashtë fëmijëve të mitur në kopshtin “Palermoja” në Korçë, të cilët u paraqitën në spital me simptoma të njëjta gastrointestinale.
Lidhur me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj mjekes së pavijonit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe drejtoreshës së kopshtit.
Sipas njoftimit zyrtar, procedimi ndaj tyre është regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Policia bën me dije se gjashtë fëmijët, të gjithë nga i njëjti kopsht, janë paraqitur në spital gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme me simptoma të ngjashme gastrointestinale.
Sipas autoriteteve, mjekja 57-vjeçare e Pediatrisë dyshohet se nuk ka njoftuar Policinë për rastin, pavarësisht paraqitjes së fëmijëve me simptoma të njëjta. Dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht, 6 fëmijë në Korçë përfjnë në spital 3 Tetor, 18:47 Ndërkohë, drejtoresha 60-vjeçare e kopshtit dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin e saj funksional lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët.
Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetaset:
E. X., 57 vjeçe, me detyrë mjeke pranë Spitalit Rajonal Korçë, në pavijonin e Pediatrisë;
M. K., 60 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e kopshtit ku qëndronin fëmijët që ishin paraqitur në spital.
Procedimi penal filloi pasi, gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme, janë paraqitur në spital 6 fëmijë nga i njëjti kopsht, me simptoma të njëjta gastrointestinale, dhe mjekja nuk ka njoftuar Policinë.
Ndërsa drejtoresha e kopshtit dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin funksional lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftimin e policisë.helmim korce femije Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Kutia e zezë” e KAYO-s në duart e SPAK, çfarë do të nxjerrin celularët e dyshes Yeffet-Puca? 3 Tetor 2026, 20:0520:05Aktualitet “Përça e s”, Haçkaj thirrje nga protesta: Lini ndasitë mënjanë, bashkohuni! 3 Tetor 2026, 20:0020:00Aktualitet “Rama e ka përlyer qeverisjen me krimin e organizuar”, Vatnikaj: Shqipëria kërkon revolucion! 3 Tetor 2026, 19:4019:40Aktualitet “Super-Agjencia” nën hijen e Kryeministrit 3 Tetor 2026, 19:1719:17Aktualitet “Ju erdhi fundi”/ Nis protesta e 126-të, qytetarët 'zbarkojnë' në rrugët e Tiranës 3 Tetor 2026, 19:1519:15Aktualitet Dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht, 6 fëmijë në Korçë përfjnë në spital 3 Tetor 2026, 18:4518:45Aktualitet

