Lajme Zone
59 ditë revoltë për largimin e Ramës/ DASH: Protestat nisën si demonstrata mjedisore, por shqiptarët mbushën rrugët kundër korrupsionit qeveritar
PolitikëBalkanWeb

59 ditë revoltë për largimin e Ramës/ DASH: Protestat nisën si demonstrata mjedisore, por shqiptarët mbushën rrugët kundër korrupsionit qeveritar

Protestat masive që përfshinë Shqipërinë gjatë vitit 2026, të cilat zgjatën 59 ditë, janë përfshirë në një raport të OSAC, strukturë e lidhur me Departamentin Amerikan të Shtetit.

Protestat masive që përfshinë Shqipërinë gjatë vitit 2026, të cilat zgjatën 59 ditë, janë përfshirë në një raport të OSAC, strukturë e lidhur me Departamentin Amerikan të Shtetit. Sipas raportit, tubimet nisën si protesta mjedisore kundër një projekti për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, por më pas u zgjeruan duke marrë një dimension më të gjerë politik dhe shoqëror.

“Protestat nisën si demonstrata mjedisore lokale, por kur policia i shpërndau ato, mijëra shqiptarë dolën në rrugët e qyteteve kryesore”, thuhet në raportin e OSAC. Sipas DASH, lëvizja qytetare u shndërrua në një reagim kundër qeverisë, ku protestuesit ngritën akuza dhe shqetësime për korrupsionin institucional dhe funksionimin e institucioneve publike. “Në vitin 2026, protesta të mëdha vunë në shënjestër një projekt për një resort luksoz në ishullin e Sazanit. Tubimet nisën si demonstrata mjedisore lokale, por kur policia i shpërndau ato, mijëra shqiptarë dolën në rrugët e qyteteve kryesore. Protestat u zgjeruan duke përfshirë thirrje kundër korrupsionit qeveritar, ndërsa disa prej tyre degjeneruan në dhunë”, thuhet në raport.

22222 © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb