Në ditën e 56 të protestës kundër qeverisë, protestuesit u mblodhën sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt kryeministrisë, me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike. Gjatë marshimit u ripërsëritën sloganet "Rama jep dorëheqjen", "Revolucion", si edhe "Rama në burg, Berisha në burg". Në fjalimet e mbajtura gjatë protestës, organizatorët dhe pjesëmarrësit iu përgjigjën dokumentit strategjik "Besa", të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Rama, i cili do të ketë si test të parë pikërisht projektin e Zvërnecit. Brenda 90 ditësh synohet të zhvillohen dëgjesa, përfshirë dhe grupet që protestuan si dhe të bëhen publike dokumente apo të realizohet një vlerësim paraprak, për të marrë më pas një vendim për të ardhmen e projektit. LEXO edhe...Fatos Çoçoli: Ka hyrë protesta në rutinën e saj? Protestuesit e kundërshtuan dokumentin "Besa", duke deklaruar se ai nuk i përgjigjet kërkesave të tyre dhe këmbëngulën në dorëheqjen e shefit të qeverisë. Ata e cilësuan dokumentin si një përpjekje për të zbehur protestat. “Dje del kryeministri na kërkoi ‘besën’, duhet t’i kujtojmë qe besa nuk jepet tek mashtruesit dhe tek ata që na hanë në besë. Besa nuk është për ty. Ti që na ke quajtur agjentë, terroristë, sorra e korba, tani na kërkon besën. Paqësisht kërkojmë vetëm një gjë, largimin tënd pa kushte. Kjo protestë është kundër sistemit tuaj dhe kundër jush. Tani kur sheh se toka po të dridhet nën këmbë, kërkon besën tonë. Besa është e popullit, jo e atyre që e tradhtuan. Ju jeni dy tradhtarët e këtij kombi, Sali Berisha dhe Edi Rama. Fillimisht na ka quajtur agjent, sorba, korra. Dje për rreth një orë u përpoq ti ndryshonte kuptimin protestës. Sipas Ramës, problemi nuk është qeveria por besa. Besën e ke humb ke 56 ditë. Jep dorëheqjen edhe pikë. Ky që do të lidhë besën me ne. E ka zgjedhur atë me të cilën do të ketë besën e vet. Paratë, oligarkët. Ky e ka besën e gjarprit. Rama nuk mund të lidhë besë me ne, besë më shqiptarët, sepse e ka lidhur besën me Ergys Agasin, Belinda Ballukun. E gjithë historia me besë e Ramës është një gjë për të zhvlerësuar protestën. Kjo bëhet nga Rama dhe nga Fuga”, u shprehën disa nga protestuesit. Pas protestës së dhunshme të enjten e kaluar para Kuvendit, protestuesit do të mblidhen atje sërish gjatë seancës të së hënës dhe paralajmëruan sulme me vezë ndaj ligjvënësve. “Ishte parashikuar Kuvend me datë 30 korrik. Ngaqë e dinin që ne do jemi aty e afruan me datë 27. Ne ju themi se sikur ta bëmi edhe nesër në mëngjes, ne aty do të jemi. Ne i japim besën se ditën e hënë do jemi para Kuvendit që t’i bëjmë omletë me vezë hajdutët e tij”, thanë protestuesit. SI.E./ReportTv.al protestat kunder qeverise dokumenti BESA Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.6% Jo 29.4% Nuk e di 7.1% Vota total: 2558 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
