Lajme Zone
“50 mln lekë ose të hodha në erë”/ Kërcënoi me tritol pikën e karburantit, identifikohet autori (EMRI)
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“50 mln lekë ose të hodha në erë”/ Kërcënoi me tritol pikën e karburantit, identifikohet autori (EMRI)

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të premte në Peshkopi, ku një pikë karburanti është kërcënuar me shpërthim përmes një sasie lënde eksplozive.

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të premte në Peshkopi, ku një pikë karburanti është kërcënuar me shpërthim përmes një sasie lënde eksplozive. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Spitalit të Dibrës. Pas konstatimit të pakos, policia ka nisur menjëherë hetimet dhe, bazuar edhe në veprimet hetimore dhe pamjet e kamerave të sigurisë, ka bërë të mundur identifikimin e autorit, Zija Shulku. Sipas informacioneve paraprake, lënda eksplozive ishte fshehur brenda një kutie picash dhe i ishte dërguar pronarit të biznesit. Brenda pakos ndodhej edhe një letër kërcënuese, ku kërkohej pagesa e 50 milionë lekëve brenda dy orëve. Në letër, pronari kërcënohej se nëse nuk do të paguante shumën e kërkuar, pika e karburantit do të hidhej në erë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb