Lajme Zone
50 mln euro kokainë, goditet banda shqiptare që frymëzoi serialin spanjoll; manovra për të humbur gjurmët
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

50 mln euro kokainë, goditet banda shqiptare që frymëzoi serialin spanjoll; manovra për të humbur gjurmët

Vila, sipas të dhënave të publikuara nga media spanjolle ARA, përdorej si një “guardería”, term që në zhargonin e trafikantëve përdoret për ambientet ku ngarkesat e drogës fshihen përkohësisht përpara se të vazhdojnë drejt destinacionit tjetër. Hetimi çoi në goditjen e një grupi shqiptar, të cilin autoritetet spanjolle e përshkruajnë si një strukturë me burime të konsiderueshme financiare, kapacitete të mëdha logjistike dhe masa të forta sigurie.

Foto ilustruese 15 të arrestuar, 2.7 ton kokainë dhe 29 automjete të sekuestruara. Organizata kriminale që frymëzoi serialin ‘Marbella’ e kishte kthyer Katalonjën në një prej enklavave të saj logjistike për të ruajtur sasi të mëdha kokaine përpara se të shpërndaheshin në vendet e tjera evropiane Një vilë luksoze në Sant Just Desvern, pranë Barcelonës, me pishinë, sallë lojërash dhe ambiente të bollshme, rezultoi të ishte një nga pikat kyçe të një operacioni të madh antidrogë në Spanjë. Nga jashtë dukej si një rezidencë e zakonshme luksoze, por brenda thuajse nuk kishte asgjë: as divane, as tavolina, as karrige dhe as krevate. Në garazhin e saj, policia gjeti 1.351 kilogramë kokainë.

Vila, sipas të dhënave të publikuara nga media spanjolle ARA, përdorej si një “guardería”, term që në zhargonin e trafikantëve përdoret për ambientet ku ngarkesat e drogës fshihen përkohësisht përpara se të vazhdojnë drejt destinacionit tjetër. Hetimi çoi në goditjen e një grupi shqiptar, të cilin autoritetet spanjolle e përshkruajnë si një strukturë me burime të konsiderueshme financiare, kapacitete të mëdha logjistike dhe masa të forta sigurie. Policia spanjolle duke dhënë detajet e operacionit 15 të arrestuar, 12 në paraburgim

Operacioni përfi me arrestimin e 15 personave. Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet, 12 prej tyre u dërguan në paraburgim. Bilanci i sekuestrimeve tregon përmasat e aktivitetit që po hetohej. Policia sekuestroi më shumë se 2.700 kilogramë kokainë në Sant Just Desvern dhe Málaga, rreth 800 gramë “tusi”, dy armë zjarri dhe 29 automjete të nivelit të lartë. Autoritetet ngrinë gjithashtu kripto-asete, produkte financiare dhe pasuri të paluajtshme që dyshohet se lidhen me aktivitetin e grupit. Vlera e kokainës së sekuestruar është përllogaritur në rreth 50 milionë euro.

Sinjali nga Kolumbia që nisi hetimin

Hetimi kishte nisur një vit më parë, pasi autoritetet kolumbiane njoftuan homologët spanjollë për një ngarkesë kokaine që po drejtohej drejt Spanjës. Nga hetimet e mëtejshme, policia arriti të identifikonte një strukturë që dyshohet se ishte specializuar në një hallkë të veçantë të trafikut: transportimin e sasive të mëdha të kokainës.

Sipas autoriteteve, grupi nuk merrej drejtpërdrejt me marrjen e drogës nga vendet e origjinës dhe as me shitjen përfundimtare të saj. Roli i tij ishte transportimi i ngarkesave pasi ato mbërrinin në Spanjë. Kokaina merrej në jug të vendit dhe transportohej drejt veriut, prej nga mund të vazhdonte më pas drejt tregjeve të tjera evropiane.

Katalonja konsiderohej një pikë e rëndësishme e itinerarit. Atje droga mund të qëndronte për disa orë në ambiente të sigurta përpara se të nisej përsëri.

Vila luksoze pa mobilie, por me 1.3 ton kokainë

Një nga zbulimet më të rëndësishme ishte vila në Sant Just Desvern. Rezidenca ishte marrë me qira për vetëm disa ditë duke përdorur të dhënat e një personi tjetër, që sipas hetuesve shërbente si person fasadë. Kur policët hynë në ndërtesë, ajo ishte praktikisht bosh. Mungesa e mobilieve ngriti dyshimet se prona nuk ishte marrë për banim. Kontrolli vazhdoi deri në garazh, ku u zbuluan 1.351 kilogramë kokainë të pastër.

Për hetuesit, kjo konfirmoi se prona përdorej vetëm si depo e përkohshme. Ngarkesa lihej aty për një periudhë të shkurtër dhe më pas përgatitej për fazën tjetër të transportit.

Makina luksoze të mbushura me pako droge

Një nga elementet më të pazakonta të mënyrës së funksionimit të grupit ishte transporti. Në vend të kamionëve apo automjeteve të zakonshme të mallrave, të dyshuarit përdornin makina të fuqishme dhe luksoze. Në materialet e hetimit përmendet edhe një Audi i fuqishëm, ndërsa automjetet mbusheshin me pako kokaine. Sasitë e transportuara ishin të tilla sa, sipas përshkrimit të hetuesve, pakot në disa raste mund të dalloheshin edhe nga xhamat e automjeteve. Por shpejtësia ishte pjesa më e rrezikshme e metodës.

Automjetet dyshohet se lëviznin deri në rreth 200 kilometra në orë për periudha të gjata. Brenda një dite, drejtuesit e tyre mund të përshkonin deri në 2.000 kilometra. Një prej efektivëve të përfshirë në mbikëqyrjen e grupit ka treguar se policisë i duhej t'i çonte automjetet e saj në limit për të ruajtur ritmin gjatë ndjekjes së të dyshuarve.

Automjeti që mbante kokainën nuk udhëtonte i vetëm.Sipas hetimit, transporti shoqërohej nga katër ose pesë makina të tjera. Disa lëviznin përpara automjetit me drogë, ndërsa të tjera qëndronin pas tij. Detyra e tyre ishte të kontrollonin rrugën dhe të identifikonin praninë e mundshme të policisë. Në këtë mënyrë krijohej një lloj korridori sigurie rreth ngarkesës, duke u dhënë mundësi personave që transportonin drogën të paralajmëroheshin për kontrolle ose lëvizje të dyshimta.

As radarët rrugorë nuk duket se i detyronin të ulnin shpejtësinë. Automjetet kalonin me shpejtësi dhe fotografoheshin nga radarët, por kjo nuk përbënte domosdoshmërisht problem për organizatorët. Arsyeja, sipas hetuesve, ishte se një pjesë e makinave regjistroheshin në emër të personave të tjerë.

Persona fasadë dhe kontrata të falsifikuara

Hetimi zbuloi edhe përdorimin e personave të tretë për të fshehur pronësinë reale të automjeteve dhe pronave. Në disa raste, sipas autoriteteve, bëhej fjalë për persona shqiptarë në situatë të vështirë sociale, të dhënat e të cilëve përdoreshin për regjistrimin e automjeteve ose veprime të tjera. Grupi dyshohet se kishte në dispozicion edhe kompani të sektorit të automjeteve. Hetuesit dyshojnë se këto struktura shërbenin si për të pastruar para, ashtu edhe për të siguruar automjete që vështirësonin gjurmimin e personave që i përdornin realisht. Në hetim janë evidentuar gjithashtu kontrata qiraje të falsifikuara.

Policia e ka përshkruar mënyrën e organizimit të grupit si të karakterizuar nga një disiplinë “pothuajse ushtarake”. Anëtarët zbatonin masa të forta sigurie dhe, sipas hetuesve, shmangnin sa më shumë komunikimet elektronike. Takimet e rëndësishme zhvilloheshin fizikisht. Në një rast të përmendur nga hetuesit, drejtues të grupit dyshohet se udhëtuan me makinë nga Marbella drejt Barcelonës vetëm për të zhvilluar një takim që zgjati rreth pesë minuta. Një udhëtim prej qindra kilometrash për një bisedë kaq të shkurtër konsiderohet nga hetuesit tregues i përpjekjeve për të shmangur përgjimet dhe lënien e gjurmëve elektronike. Brenda strukturës kërkohej gjithashtu respektimi i kodit të heshtjes.

Vila në Costa del Sol

Sipas të dhënave të hetimit, baza e grupit ishte në zonën e Costa del Sol, ndërsa disa prej të dyshuarve jetonin në vila luksoze me pamje nga bregdeti i Marbella-s. Megjithatë, aktiviteti i tyre shtrihej në distanca të mëdha. Ata lëviznin nga jugu i Spanjës drejt Katalonjës dhe më tej, duke përdorur rrjetin e automjeteve dhe depot e përkohshme për të mbajtur në lëvizje ngarkesat e kokainës.

Autoritetet thonë se emrat e disa prej personave të përfshirë ishin shfaqur edhe në hetime të mëparshme policore dhe dyshohet se struktura kishte vite që vepronte. Sipas policisë, aktiviteti mund të ketë nisur që në vitin 2016.

Kjo, së bashku me shmangien e komunikimeve elektronike, përdorimin e personave fasadë dhe sistemin e eskortimit të drogës, e kishte bërë hetimin veçanërisht të vështirë.

Pakot me emrin e një marke luksoze orësh

Pas përfundimit të operacionit, autoritetet ekspozuan sasitë e mëdha të kokainës së sekuestruar në ambientet e Policisë Kombëtare në portin e Barcelonës. Disa nga pakot mbanin mbishkrimin “Vacheron Constantin”, emri i prodhuesit zviceran të orëve luksoze. Sipas autoriteteve, përdorimi i emrave të markave të njohura apo personazheve të famshëm në paketimet e

Autoritetet: Grupi kishte kapacitete të mëdha logjistike

Delegati i qeverisë spanjolle në Katalonjë, Carlos Prieto, e përshkroi grupin si një strukturë me “shumë burime dhe shumë kapacitet logjistik”. Sipas policisë, operacioni ka çuar në çmontimin e strukturës së hetuar.

Hetuesit nuk e kanë lidhur drejtpërdrejt grupin me kokainën që hyn përmes portit të Barcelonës. Megjithatë, burimet policore kanë deklaruar se personat e hetuar njiheshin në qarqet kriminale si transportues “të besueshëm”.

Pikërisht specializimi në transport, automjetet e fuqishme, depot e përkohshme, përdorimi i personave fasadë dhe masat e forta të kundërvëzhgimit dyshohet se i kishin mundësuar grupit të lëvizte sasi të mëdha kokaine nëpër Spanjë për vite me radhë.

Operacioni që nisi nga një informacion i ardhur nga Kolumbia përfi me 15 të arrestuar, më shumë se 2.7 ton kokainë të sekuestruar dhe goditjen e një infrastrukture që, sipas autoriteteve spanjolle, ishte ndërtuar posaçërisht për të transportuar drogën me shpejtësi nga një skaj i vendit në tjetrin./ Marrë nga ARAmakina luksoze vila dhe 50 mln euro kokainë grupi shqiptar Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Video/ Nga goditja me thikë në berberhane te sherri, publikohen pamjet e plagosjes në Sarandë 17 Shtator 2026, 21:4021:40Kronike Detaje nga plagosja e dy vëllezërve në Sarandë, arrestohen tre persona 17 Shtator 2026, 14:5714:57Kronike Alarmoi policinë për bombë te shkolla “Emin Duraku”, Gjykata cakton masën për 47-vjeçarin 17 Shtator 2026, 14:1014:10Kronike Ishte kthyer në “makthin” e lokaleve të Tiranës, arrestohet 34-vjeçari, kreu 16 vjedhje teksa ishte në “arrest shtëpie” 17 Shtator 2026, 14:0514:05Kronike Alket Rizai “zhduket” pa gjurmë, policia greke dyshon se fshihet në Shqipëri 17 Shtator 2026, 13:4513:45Kronike Precedentët e kartelit të Ballkanit dhe lidhjet me "Ndrangheta-n", DEA amerikane ngre alarmin për mafien shqiptare 17 Shtator 2026, 12:5012:50Kronike