Lajme Zone
5 minuta, 5 drama, Serie A pushtohet nga golat në minutat e fundit
SportTop Channel

5 minuta, 5 drama, Serie A pushtohet nga golat në minutat e fundit

Serie A po përjeton një fundjavë të çmendur!

Serie A po përjeton një fundjavë të çmendur! Golat vendimtarë po vijnë në minutat e fundit, duke i kthyer ndeshjet në spektakle të vërteta deri në sekondat e fundit. Gjithçka nisi me Torinon, që përmbysi Fiorentinën 2-1 falë golit të Che Adams në minutën e 82-të. Por drama sapo kishte nisur.

Në mbrëmje, Interi bëri një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Napolit. Pas disavantazhit 0-2, zikaltërit fituan 3-2, me Lautaro Martinez që shënoi golin e fitores në minutën e 91-të. As Roma nuk mbeti pas. Verdhekuqtë përmbysën Atalantën 2-1 dhe Matias Soulé realizoi golin e fitores në minutën e 93-të, duke shpërthyer në festë stadiumin Olimpico.

Edhe ndeshjet e tjera të kësaj jave kanë prodhuar emocione të vonshme. Giorgi Kvernadze i dha Frosinones fitoren ndaj Venezias në minutën e 83-të, ndërsa Artem Dovbyk barazoi për Bolognën ndaj Sassuolos në minutën e 91-të.

Dhe spektakli u kompletua me supersfidën Juventus-Milan, ku Federico Gatti shënoi në minutën e 92-të për të shpëtuar bardhezinjtë nga humbja. Pra, nga minuta 82 deri në 93, Serie A ka prodhuar një seri golash që kanë ndryshuar fatin e ndeshjeve. Në Itali, këtë fundjavë, ndeshja duket se nuk mbaron kurrë para vërshëllimës së fundit! Top Channel