Lajme Zone
“5 mijë euro paga!”/ Rama i turret gjyqësorit: Duan 2 mijë euro më shumë se gjyqtarët grekë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“5 mijë euro paga!”/ Rama i turret gjyqësorit: Duan 2 mijë euro më shumë se gjyqtarët grekë

Kreu i Qeverisë reagoi sërish lidhur me pagat e gjyqtarëve në Shqipëri. Sipas një tabele krahasuese të publikuar nga Rama, një gjyqtar i shkallës së parë në Shqipëri merr aktualisht një pagë mujore bruto prej 3 241 eurosh, duke u renditur i dyti mes 10 vendeve të përfshira në krahasim. Në vendin e parë paraqitet Rumania, me 3 665 euro në muaj, ndërsa Greqia renditet e katërta me 2 702 euro.

Edi Rama Kryeministri Edi Rama kundërshton rritjen e mëtejshme të pagave të gjyqtarëve. Sipas të dhënave të publikuara prej tij, paga mujore bruto e një gjyqtari të shkallës së parë në Shqipëri është 3 241 euro, ndërsa me rritjen e propozuar do të arrinte në 4 886 euro... Qeveria vijon përplasjen me drejtësinë për nivelin e pagave, ndërsa së fundmi ka publikuar në rrjetet sociale edhe një tabelë krahasuese të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri krahasuar me vendet e Rajonit, përfshi edhe ato të BE-së.

Kreu i Qeverisë reagoi sërish lidhur me pagat e gjyqtarëve në Shqipëri. Sipas një tabele krahasuese të publikuar nga Rama, një gjyqtar i shkallës së parë në Shqipëri merr aktualisht një pagë mujore bruto prej 3 241 eurosh, duke u renditur i dyti mes 10 vendeve të përfshira në krahasim. Në vendin e parë paraqitet Rumania, me 3 665 euro në muaj, ndërsa Greqia renditet e katërta me 2 702 euro.

Në reagimin e tij, Rama deklaron se paga e një gjyqtari të shkallës së parë në Shqipëri është aktualisht rreth 500 euro më e lartë se ajo e homologut në Greqi.

“Një gjyqtar i shkallës së parë në Shqipëri sot merr një pagë 500 euro më të lartë se homologu i tij në Greqi”, shprehet Rama. Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi… pic.twitter.com/WjIDLYJ88V

— Edi Rama (@ediramaal) September 13, 2026 Kryeministri i referohet më tej një vendimi që, sipas tij, do të sillte një rritje të konsiderueshme të pagave. Ai e ironizon këtë zhvillim duke thënë se, “me vendimin e marrë nga askush tjetër përveç vetë Zotit”, paga duhet të rritet me rreth 2 000 euro më shumë në muaj se ajo e një gjyqtari grek dhe me rreth 3 000 euro më shumë se ajo e një gjyqtari në Mal të Zi.

Sipas infografikës, paga e propozuar për Shqipërinë është 4 886 euro bruto në muaj, nga 3 241 euro aktualisht, çka përfaqëson një rritje prej 50,8 për qind. Me këtë nivel page, Shqipëria do të kalonte nga vendi i dytë në vendin e parë në renditjen e paraqitur.

Në krahasimin e publikuar, pas Rumanisë dhe Shqipërisë renditen Sllovenia me 2 842 euro, Greqia me 2 702 euro, Bullgaria me 2 554 euro, Bosnjë-Hercegovina me 2 504 euro, Kroacia me 2 313 euro, Mali i Zi me 1 998 euro, Maqedonia e Veriut me 1 958 euro dhe Serbia me 1 747 euro. Tabela e publikuar nga Rama për pagat Megjithatë, të dhënat e paraqitura në grafik nuk i përkasin të njëjtit vit. Në shënimin shpjegues thuhet se shifra për Shqipërinë i referohet vitit 2026, ndërsa të dhënat për vendet e tjera janë marrë nga CEPEJ dhe i përkasin vitit 2022. Për këtë arsye, krahasimi nuk pasqyron domosdoshmërisht nivelet aktuale të pagave në vendet e tjera.

Reagimi i Ramës vjen një ditë pas një deklarate nga Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit, Engert Pëllumbi, i cili u shpreh se Prokuroria e Beratit ka regjistruar një procedim penal lidhur me moszbatimin e pagave dhe po kryen veprime hetimore ndaj punonjësve të degës së Thesarit.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Pëllumbi u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të konsiderohet si një ndërhyrje e paligjshme në buxhetin e shtetit. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetuese uljen e pagave të gjyqtarëve dhe vendimet e saj kanë fuqi detyruese.

“Gjykata Kushtetuese nuk e hap derën e thesarit në mënyrë të paligjshme. Ajo thjesht ka shpallur antikushtetuese uljen e pagave të gjyqtarëve. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqinë e ligjit dhe janë të detyrueshme për zbatim të menjëhershëm”, deklaroi Pëllumbi.

Ai komentoi edhe deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se pushteti gjyqësor nuk mund “ta hapë vetë derën e thesarit të shtetit” pa miratimin e Kuvendit.

Pëllumbi theksoi se përgjegjësia për moszbatimin e një vendimi gjykate i takon organeve kompetente për ta hetuar, ndërsa shtoi se një zyrtar i lartë që pranon publikisht se ka qenë pjesë e vendimmarrjes për të mos ekzekutuar një vendim gjykate mund të përfshihet në sferën e përgjegjësisë penale.

“Kur një zyrtar i lartë pranon publikisht se ka qenë pjesë e vendimmarrjes për të mos ekzekutuar një vendim gjykate, ai e përfshin veten direkt në sferën e përgjegjësisë penale. Nga kjo përgjegjësi nuk përjashtohet as Kryeministri”, u shpreh ai.

Pëllumbi tha se i takon prokurorisë të kryejë veprimet hetimore dhe të përcaktojë përgjegjësitë, ndërsa, sa i përket SPAK-ut, ai deklaroi se organi i posaçëm ka detyrimin të hetojë çdo person ndaj të cilit ekzistojnë dyshime të bazuara.

Duke folur për kallëzimin penal të bërë nga gjyqtarët, Pëllumbi tha se ndër veprat penale të referuara është “Shpërdorimi i detyrës”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënim deri në 7 vite burg, ndërsa për “Pengimin e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës” parashikohet gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Por zhvillimi më i fundit, sipas Pëllumbit, lidhet me Beratin.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka regjistruar tashmë një procedim penal mbi bazën e kallëzimit që kanë bërë punonjësit e administratës së Gjykatës. Organi i akuzës është duke kryer të gjitha veprimet përkatëse hetimore për të nxjerrë përgjegjësitë e degës së Thesarit në atë qytet”, deklaroi ai.

Pëllumbi e cilësoi përplasjen aktuale si një krizë të krijuar nga ekzekutivi, duke këmbëngulur se gjyqtarët nuk po kërkojnë privilegje, por zbatimin e një vendimi kushtetues. Ai tha se nuk do të ketë bojkot total të sistemit të drejtësisë, por mund të ketë reduktim të punës dhe fokusim te çështjet urgjente, si masat e sigurisë dhe çështjet e personave të paraburgosur.

Sipas tij, nëse situata vijon, pasojat për qytetarët do të jenë të kufizuara në kohë, ndërsa gjyqtarët do të përdorin të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për mbrojtjen e pavarësisë së sistemit.

Për Pëllumbin, çështja e pagave nuk lidhet vetëm me të ardhurat e gjyqtarëve, por drejtpërdrejt me pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Ai paralajmëroi se çdo ndërhyrje që prek garancitë financiare të magjistratëve mund të shihet si një përpjekje për të ushtruar presion mbi sistemin e drejtësisë. /Pamfleti/ rama paga drejtesi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Nga “Revolucioni i Flamingove” te kërkesa për largimin e Ramës; mediat amerikane jehonë protestave në Tiranë 13 Shtator 2026, 08:2608:26Politike Nisin përçarjet brenda mazhorancës, Vullnet Sinaj i del kundër Ramës për Reformën Territoriale 12 Shtator 2026, 21:2421:24Politike 105 ditë revoltë/ Diaspora mbush bulevardin, me qindra qytetarë në këmbë kundër Ramës dhe kastës politike 12 Shtator 2026, 19:3619:36Politike Rama i vendosur për hartën e re territoriale: Bashkitë e vogla nuk i bëjnë dot disa funksione 12 Shtator 2026, 19:2419:24Politike Dyfishuan pagat e veta, “ngrinë” drejtësinë: Pazari PS-PD i 2023-shit që prodhoi kaosin e sotëm 12 Shtator 2026, 19:0619:06Politike Leskaj i përgjigjet Ramës pas sulmit për protestën në Vlorë: Kontrollojani 'mallin' ose çojeni për ta vizituar 12 Shtator 2026, 18:4318:43Politike