TIRANË- Pesë kandidatë kanë dorëzuar deri më tani aplikimet në KLP për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Afati i fundit për aplikimet ishte data 1 gusht, por duke qenë se ishte e shtunë, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë priten aplikime edhe sot. 5 emra janë në garë, Adnan Xholi, Rovena Zoto, Ylli Pjetërnikaj, Fatjona Memçaj dhe ish-prokurorja Arta Marku. LEXO edhe...Ylli Pjetërnikaj hyn në garë për Prokuror të Përgjithshëm, dorëzon kandidaturën në KLP Kreshnik Ajazi, kreu i prokurorisë se Elbasanit aplikoi fillimisht por u tërhoq nga gara. Deri më 14 gusht, KLP do të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kushtet ligjore. Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 7-vjeçar. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, përfn në muajin dhjetor. Kandidatët në garëAdnan XholiRovena ZotoYlli PjetërnikajFatjona MemçajIsh-prokurorja Arta MarkuLajmi në përditësim... SI.E./ReportTv.al arta marku Fatjona Memçaj ylli pjeternikaj Rovena Zoto Adnan Xholi Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16.2% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 3844 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

