Lajme Zone
“4iG” dhe "One Albania"/ Nga rënia në bursë dhe goditja e SHBA-së, te lidhjet okulte në Tiranë
PolitikëCNA

“4iG” dhe "One Albania"/ Nga rënia në bursë dhe goditja e SHBA-së, te lidhjet okulte në Tiranë

Lidhjet okulte të “One Albania”/ Nga tende...

22 ORE ME PARE SHBA-ja braktis 4iG/ Banka e qeverisë amerikane anulon nënshkrimin e marrëveshjes me pronarin e "One" në minutën e fundit Qeveria amerikane ka vendosur të tërhiqet, të paktën përkohësisht, nga nënshkrimi i një marrëveshjeje financimi me grupin hungarez 4iG. Marrëveshja midis 4iG dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare të Zhvillimit (DFC) të SHBA-së do të nënshkruhej në Budapest të martën në mëngjes, por në minutën e fundit u lajmërua anulimi i saj.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahej në selinë e 4iG, por pak para fillimit të evenimentit, të ftuarit morën një mesazh nga drejtori ekzekutiv Gellért Jászai, që informonte për anulimin e programit. Sipas mesazhit, marrëveshja pritet të nënshkruhet në fund të shtatorit. Sipas HVG, delegacioni amerikan është larguar tashmë nga Hungaria.

Gellért Jászai zhvilloi bisedime me partnerët strategjikë amerikanë të kompanisë dhe zyrtarët qeveritarë në Uashington në fillim të gushtit.

Diskutimet u përqendruan në zgjerimin e bashkëpunimeve të 4iG në sektorët e hapësirës, ​​mbrojtjes, energjisë dhe zhvillimit të infrastrukturës digjitale, si dhe në mundësitë rajonale të investimeve të kompanisë.

Një pikë kulmore e vizitës ishte një takim me drejtuesit e DFC-së: Gellért Jászai u takua me Conor Coleman, drejtorin kryesor të investimeve të organizatës, dhe Christopher P. Vincze, një anëtar i bordit të drejtorëve të DFC-së.

Megjithatë, nënshkrimi tani është shtyrë, pak pasi qeveria hungareze njoftoi se do të niste një shqyrtim i plotë i marrëdhënies midis 4iG dhe shtetit hungarez, me autoritetet që do të shqyrtonin të gjitha kontratat e lidhura me shtetin./kapitali 1 DITE ME PARE Lidhjet okulte të “One Albania”/ Nga tenderët, rruga me emrin e albanologut, te sulmet ndaj SPAK-ut Nën hijen e hetimeve ndërkombëtare dhe skandaleve që kanë përfshirë ?4iG?, kompaninë mëmë në Hungari, një rrjet i tërë lidhjesh okulte dhe interesash të ndërthurura mes "One Albania" dhe strukturave të Bashkisë së Tiranës ka dalë në dritë, duke zbuluar një skemë komplekse të ndarjes së fondeve publike, tenderëve të dyshimtë dhe favoreve të ndërsjella institucionale.

Në qendër të kësaj skeme të errët që meriton një hetim të thellë nga organet e drejtësisë, qëndron vendosja e emrit të një rruge në kryeqytet në janar të vitit 2024, e cila u pagëzua me emrin "Istvan Schutz", në nder të një albanologu hungarez.

Prapa këtij vendimi fshihet një mekanizëm interesash, pasi i biri i albanologut, Gergely Schutz, është emëruar si drejtor në kompaninë "ONE", duke u bërë njeriu që kontrollon dhe shpërndan buxhetet masive të reklamave. Këto fonde miliona euroshe derdhen direkt në xhepat e kompanisë "Gogel", e cila zotërohet nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Kështu krijohet një lidhje e qartë përfitimi, ku "ONE" e ?shpërblen? vëllain e kryebashkiakut me rreth 5 milionë euro në vit si partner kryesor mediatik, ndërsa nga ana tjetër Erion Veliaj ?shpërblen? drejtorin hungarez duke i vënë emrin e babait të tij një rruge në Tiranë. Kjo simbiozë e rrezikshme mes korporatës së telekomunikacionit dhe pushtetit vendor nuk ndalet vetëm te fushatat e marketingut dhe nderimet urbane, por shtrihet hapur te paratë publike dhe tenderët e dyshimtë.

Më 20 shtator 2024 ,"One Albania" rezulton të jetë shpallur fituese e tenderit të organizuar nga Bashkia e Tiranës me objekt "Shërbim për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data", me një vlerë prej 68,774,075 lekësh, shumë kjo pranë fondit limit prej 74,398,398 lekësh.

Ajo ç?ka e bën këtë garë më të errët është fakti se në platformën "Open Data", ky tender shfaqet me flamur të kuq për shkak të skualifikimit sistematik të të gjithë operatorëve të tjerë konkurrues, duke ngritur dyshime të forta për një garë të paracaktuar. Të dhëna të marra nga "Open Procurement Albania" Të dhëna të marra nga "Open Procurement Albania" Po ashtu, CNA më herët ka zbardhur vendimin e GJKKO-së në lidhje me hetimet e kryera për Erion Veliajn dhe familjarët e tij. Sipas vendimit, thuhet se nga komunikimet është zbuluar se "Harabeli" i Ajola Xoxës financohej nga kompania ONE, e cila e sponsorizonte dhe përfitonte fonde publike nga Bashkia e Tiranës. Më pas këto fonde janë përdorur për qëllime të errëta politike dhe mediatike. Paratë që kalojnë nga "ONE", te kompania e Arbër Veliajt shërbejnë për të financuar një rrjet të gjerë mediatik, i cili është vënë në shërbim të mbrojtjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet pas hekurave, pasi ndaj tij rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale. Në këto media shqiptare dhe ndërkombëtare të ushqyera financiarisht nga ky qarkullim i dyshimtë parash, janë prodhuar dhe shpërndarë rregullisht sulme të ashpra, të paprecedenta dhe kriminale kundër prokurorëve të SPAK-ut dhe gjyqtarëve që kanë hetuar dosjet e korrupsionit në bashki./ CNA 1 DITE ME PARE Hije dyshimi mbi "One Albania"/ Pas skandaleve të 4iG në Hungari, çfarë rrezikojnë shqiptarët? Deklarata e fortë e kryeministrit të Hungarisë, Peter Magyar, i cili ka vënë në shënjestër grupin 4iG, pronarin 100% të "One Albania", duke e akuzuar për vjedhjen e fondeve dhe nisur një hetim të thellë për kontratat shtetërore, ka hapur një dritare shqetësuese edhe për tregun shqiptar. Ndërsa aksionet e 4iG pësuan rënien e tyre më të madhe njëditore në bursë pas sinjalizimeve për afera dhe abuzime me fondet publike, pasojat e kompanisë mëmë në Hungari duket se do të rëndojnë drejtpërdrejt mbi xhepat e qytetarëve shqiptarë, falë kompanisë bijë “One Albania” në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA, "One Albania" zotëron pozita dominuese në tregun e telekomunikacionit në vend. Kompania ka rreth 1,250,000 pajtimtarë aktivë në telefoninë celulare, duke zotëruar rreth 50% të tregut, ndërsa në internetin mobile numëron rreth 910,000 abonentë ose afërsisht 45% të tregut. Në telefoninë fikse, pas bashkimit me Albtelecom, ajo ka arritur në rreth 120,000 pajtimtarë, duke kapur rreth 80% të totalit të tregut dhe në internetin fiks zotëron rreth 152,000 pajtimtarë që përfaqësojnë rreth 22% të tregut. Për sa u përket të ardhurave fikse, për vitin 2025 ato kanë arritur në rreth 3 miliardë lekë, afërsisht 30 milionë euro, duke zënë rreth 27% të tregut të shërbimeve fikse që përfshijnë telefoninë dhe internetin falë infrastrukturës së re me fibra dhe IPTV. Kjo rritje e fuqisë së One Albania është shoqëruar me një hov të frikshëm të fitimeve, ku sipas raportimeve të CNA ndër vite, nga 70 milionë lekë të rinj fitim të raportuar në vitin 2023 dhe 480 milionë në 2024, fitimi i One Albania është katërfishuar në vitin 2025 duke u ngjitur në rreth 1.7 miliardë lekë të rinj. Pavarësisht shifrave marramendëse dhe fitimeve rekord, qytetarët shqiptarë po ballafaqohen me mungesë të theksuar transparence.

Ndërkohë që në Hungari po ndërhyhet institucionalisht për të hetuar lidhjet e dyshimta të 4iG, në Shqipëri mungon çdo lloj transparence, ndërsa kompania vazhdon të jetë bashkëpunëtore e ngushtë e qeverisë dhe institucioneve kyçe, përfshirë Bashkinë Tiranë, duke përfituar tenderë. Qindra mijëra abonentë shqiptarë, të cilët detyrohen të paguajnë tarifa të larta për celularët dhe internetin fiks, mbeten të pambrojtur përballë një korporate që sipas hetimeve ndërkombëtare, është ndërtuar mbi shtyllat e skemave oligarkike dhe kontratave të dyshimta shtetërore. /CNA 1 DITE ME PARE Akuzat e forta të Peter Magyar ndaj pronarit të One Albania: Ka vjedhur qytetarët, do t’ia marrim paratë Kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, në një deklaratë të tij, e ka akuzuar grupin 4iG, që zotëron 100% të One Albania, se u ka vjedhur para qytetarëve hungarezë.

Magyar njoftoi se ka nisur një hetim ndaj kompanisë dhe rishikimin e çdo kontrate të shtetit me të. Ai u shpreh gjithashtu se do të marrin fund fijet e aferave të bizneseve. "Domethënë, shqyrtimi do të mbulojë pronësinë, marrëdhëniet financiare, ekonomike dhe marrëdhëniet e tjera kontraktuale midis shtetit hungarez dhe 4iG, si dhe kompanitë në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të 4iG. Katër ministri janë të përfshira në punë. 4iG është një përbindësh i ndërlikuar për ekzistencën e të cilit, por veçanërisht për madhësinë dhe ndikimin e tij, hungarezët kanë pasur pak informacion deri më tani. Por ne po i japim fund kësaj tani, sepse fijet e aferave të dyshimta të bizneseve më të mëdha të viteve të fundit pothuajse të gjitha çojnë në këtë kompani. Në vitet e fundit, 4iG është rritur nga një kompani IT në grupin më të madh të telekomunikacionit, IT-së dhe më pas të industrisë ushtarake dhe hapësinore në Hungari nën qeverinë Orbán Biznesi i NER (sistemi oligarkik i Hungarisë) filloi në vitet 2010 me porosi shtetërore të IT-së me vlerë miliarda dollarë. Por që nga viti 2022, ato kaluan në një shpejtësi dhe shkallë krejtësisht të ndryshme. Përmes Programit të Obligacioneve të Rritjes të Bankës Kombëtare Hungareze, 4iG mori rreth 389 miliardë forinta fonde. Në vitin 2022, u ble Antenna Hungária. Në fund të një procesi rritjeje kapitali prej më shumë se 400 miliardë forintash, 4iG mori kontrollin mazhoritar të Antenna Hungária, e cila më parë kishte qenë e mbështetur nga shteti, ndërsa shteti hungarez mbeti në kompani si pronar i pakicës. Pastaj erdhi Vodafone. Në janar 2023, Antenna Hungária dhe shteti hungarez blenë së bashku Vodafone Hungary. Vlera e transaksionit ishte 660 miliardë forinta. Shteti bleu vetëm 49% të aksioneve. Shuma që lidhej me pronësinë shtetërore ishte rreth 323 miliardë forinta. Dhe shteti nuk mori pjesë në transaksion vetëm si pronar”, tha Peter Magyar. Ai shtoi më tej se shteti nuk është një bankë private dhe se pasuria kombëtare nuk është mundësi biznesi e një pakice të zgjedhur, ndërsa u shpreh se pasuria e shtetit i përket popullit. "Nëse ju, menaxherët dhe pronarët e mëdhenj të 4iG ose kompanive të tjera NER, mendoni se hetimi gjithëpërfshirës qeveritar dhe rregullator do të zbulojë krime, atëherë thjesht ktheni qindra miliarda para të harruara që u kanë mbetur në Thesarin e Shtetit Hungarez dhe përfni të gjitha aktivitetet që nuk do t'u shërbenin interesave të shtetit hungarez ose popullit hungarez. Dhe një paralajmërim të vogël në fund, mos u përpiqni të evakuoni, transferoni ose zhdukni para, asete ose ndonjë pasuri. Ne po ju ruajmë", tha ai. Kryeministri hungarez, Peter Magyar, tha të hënën se qeveria e tij do të rishikojë kontratat e nënshkruara midis shtetit dhe kompanisë hungareze të IT-së dhe telekomunikacionit 4iG, ndërsa ish-qeveria e Viktor Orban ishte në pushtet.

Lajmi i bëri aksionet e 4iG të binin ndjeshëm, duke rënë me më shumë se 14% në tregtinë e vonë të pasdites dhe drejt humbjes së tyre më të madhe njëditore që nga zgjedhjet e Hungarisë në prill. Ky zhvillim ndaj 4iG pritet të ketë ndikim edhe në tregun shqiptar. One Albania, kompania e cila zotërohet 100 për qind nga 4iG është e ekspozuar masivisht me kredi në sistemin bankar shqiptar. /CNA 2 DITE ME PARE Pronari i One Albania merr tatëpjetën pas sulmit të Magyar, aksionet bien me 14.5% brenda ditës Aksionet e 4iG, grupit hungarez që zotëron kompaninë One Albania, ranë me 14.5 për qind këtë të hënë, pas deklaratave të kryeministrit hungarez Peter Magyar, që e cilësoi atë si nënën e oligarkisë në Hungari dhe thesarmbajtëse e mafias.

Në bursën hungareze, çmimi i aksioneve të 4iG ranë nën 1590 forinta në mbyllje nga 1790 që u ccel tregtimi. Ndërkohë në 5 ditët e fundit kompania ka humbur mbi 18.5 për qind të vlerës, ndërsa krahasuar me fundin e vitit të kaluar vlera e saj ka rënë me tre herë.

Tronditja e fortë e 4iG pritet të ketë reperkursione edhe në tregun shqiptar. One Albania, kompania e cila zotërohet 100 për qind nga 4iG është e ekspozuar masivisht me kredi në sistemin bankar shqiptar. Njëra nga këto kredi në rangun e 40 milionë eurove sapo u nënshkrua pak javë më parë.

Në Hungari, mediat afër partisë në pushtet kanë pohuar se 4iG mund të falimentojë për shkak se qeveria e re është e vendosur që të ekspozojë ccdo aferë korruptive të saj dhe të tërheqë të gjithë mbështetjen financiare shtetërore që kompania e ngritur nga hicci ka patur nga qeveria e Viktor Orban.

Madje, këto zëra u përforcuan edhe nga një artikull i Bloomberg, që e cilësonte 4iG si një nga grupet oligarkike më të rrezikuar nga falimentimi. Nëse këto parashikime do të materializohen, atëherë Shqipëria do të ketë një problem të ri ekonomik. Tronditjen e One Albania, kompanisë së duopolit celular, dhe pasojat që kjo mund të ketë në sistemin financiar./kapital LinkedIn Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.