Lajme Zone
42 studentë të huaj në Korçë, “Fan S. Noli” zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar
SportEuronews Albania

42 studentë të huaj në Korçë, “Fan S. Noli” zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar

Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë po zgjeron bashkëpunimin me universitetet e huaja. Në kuadër të programeve të mobilitetit, këtë vit 42 studentë të huaj kanë ardhur në Korçë, ndërsa 14 studentë shqiptarë kanë shkuar jashtë vendit.

Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë po zgjeron bashkëpunimin me universitetet e huaja. Në kuadër të programeve të mobilitetit, këtë vit 42 studentë të huaj kanë ardhur në Korçë, ndërsa 14 studentë shqiptarë kanë shkuar jashtë vendit. “Ne jemi në proces ndërkombëtarizimi. Kemi marrëveshje mobiliteti me disa universitete të huaja. Për akademikët kemi 73 dalje dhe 56 hyrje. Janë 14 studentë tanët që kanë shkuar jashtë me programet e mobilitetit, ndërsa 42 studentë nga disa shtete kanë ardhur këtu për kryerjen e mobilitetit”, tha Lorenc Ekonomi, rektor i Universitetit “Fan S. Noli”. Universiteti pritet të zgjerojë më tej programet ndërkombëtare, me një doktoraturë të përbashkët me një universitet rumun dhe një master shkencor për shkenca kompjuterike në bashkëpunim me Universitetin e Barit. Ndërkohë, në fazën e parë të regjistrimeve janë regjistruar rreth 330 studentë. Më të kërkuarat janë Infermieria, Sportet dhe Mamia, ndërsa interes të mirë ka edhe për Ekonomikun, Financën, Menaxhimin dhe degët digjitale. “Programi i ri është Data Science, një program dy gjuhësh, shqip dhe anglisht, pasi shpresojmë të kemi edhe studentë të huaj. Është riorganizim i degës Matematikë-Informatikë dhe ka në bazë inteligjencën artificiale, kodimin dhe algoritmet. Këtë vit hapim edhe doktoraturën me diplomë të përbashkët me një universitet rumun, si dhe masterin shkencor për shkenca kompjuterike me Universitetin e Barit. Kemi edhe bachelor me diplomë të dyfishtë me Universitetin Politeknik”, u shpreh Ekonomi. Universiteti nuk planifikon hapjen e degëve të reja bachelor, por do të riorganizojë programet me më pak kërkesa sipas nevojave të tregut të punës.