Lajme Zone
Avokati i Erion Veliajt paraqitet në GJKKO, zhvillohen dy seanca në Apelin e Posaçëm
PolitikëEuronews Albania

Avokati i Erion Veliajt paraqitet në GJKKO, zhvillohen dy seanca në Apelin e Posaçëm

Avokati i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Avokati i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në orën 13:00 dhe 13:45 do të zhvillohen dy seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku Veliaj ka ankimuar vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit. Të dyja seancat do të shqyrtohen nga gjyqtarja Saide Dollani. Seancat zhvillohen rreth dy javë përpara se Gjykata e Lartë të shprehet mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila riktheu për rishqyrtim çështjen lidhur me masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt.