Lajme Zone
4.2 milionë euro për Kanye West/ Berisha: Me kartonat e krimit vodhi paratë e pensionistëve
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

4.2 milionë euro për Kanye West/ Berisha: Me kartonat e krimit vodhi paratë e pensionistëve

Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë se...

Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë se ka përdorur fondet për pensionet për të paguar koncertin e Kanye West me shumë 4.2 milionë euro. “Edi Rama përdori kartonat e tij të krimit për të votuar në parlament dhuratën e parave që u grabiti pensionistëve shqiptarë, për t’ia dhuruar ato Kanye Ëest.

Një koncert që synonte mbi të gjitha një sfumim apo zhurmim të kryengritjes paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria që nga vitet’ 90. Përvec kësja përdori dhunën më të egër lëndët helmuese kimike si ato që përdorennë llogoren e luftës kundër armiqve i përdori në protestën rinore qytetare.

Duhet theksuar se dallgët e kësaj lëvizje jo vetëm që nuk po shuhen por bëhen gjithnjë e më tronditëse për Ramën”, tha Berisha. Më tej, ai komentoi deklaratat e Ramës në mbledhjen e grupit dhe të qeverisë duke e quajtur atë dyfytyrësh, cinik dhe njeri të falimentuar. “Ju që e ndoqët dje në Pallatin e Brigadave, patë aty një dyfytyrësh një cinik dhe një njeri të falimentuar. Një njeri që injoroi defakto totalisht kërkesat e ligjshme të protestuesve që po bëhen prej dy muajsh.

Kërkesat më themelore të kësaj proteste janë 5 pikat nga të cilat e para është Edi Rama jep dorëheqjen. Nuk ka kërkse më legjitime se Rama nuk ëhstë një kryeministër legjitim”, tha kreu i PD-së, Sali Berisha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.