Nis marshimi Nuk ndalet revolucioni... Pas përfundimit të fjalimeve në podiumin e ngritur përpara Kryeministrisë, qytetarët që prej 42 ditësh protestojnë kundër qeverisë dhe klasës politike kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, qindra protestues u larguan nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” duke e shndërruar marshimin në një tjetër demonstrim force, ndërsa mbanin në duar pankarta dhe flamuj kuqezi.
Gjatë ecjes në rrugët e Tiranës nuk kanë munguar thirrjet që tashmë janë kthyer në sloganet kryesore të protestës. Në kor dëgjoheshin brohoritjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re”, “Ju erdhi fundi” dhe “Revolucion”.
Atmosfera përgjatë marshimit është shoqëruar nga thirrje ritmike, flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë, ndërsa protesta ka vijuar pa incidente.
Protesta ka hyrë në ditën e 42-të radhazi dhe, sipas organizatorëve, do të vazhdojë çdo mbrëmje deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ajo nisi si kundërshtim ndaj projektit turistik në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe sistemit politik në vend. Minutë pas minute/ 42 ditë protestë dhe revoltë, sheshi gumëzhin nga thirrjet kundër Ramës
11 Korrik, 20:57 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Arben Malaj ngre dyshime për koncertin e Kanye West: 4.2 mln euro mund të mos jetë kostoja finale 11 Korrik 2026, 21:3221:32Aktualitet Revolta e qytetarit në protestë: 4.2 mln euro për spektakël, te Pediatria mungon gjeneratori 11 Korrik 2026, 21:1821:18Aktualitet Policia “blindon” koncertin e Kanye West, autobote uji dhe qindra forca në gatishmëri 11 Korrik 2026, 21:0721:07Aktualitet Aktivisti Florian Haçkaj nga protesta: Rama më sulmoi publikisht, por nuk na intimidon dot! 11 Korrik 2026, 21:0821:08Aktualitet Mori 4.2 mln euro për të promovuar Shqipërinë, Kanye West na ngatërron me Turqinë 11 Korrik 2026, 20:5820:58Aktualitet Aktivisti Edison Lika ironizon qeverinë: Shteti dhe autobusët e transportit publik në shërbim të Kanye West 11 Korrik 2026, 20:5020:50Aktualitet

