Lajme Zone
41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

Përqindja më e lartë e shqiptarëve që deklarojnë që nuk blejnë dot makinë është nga personat që janë vetëm, me 66% të meshkujve të saj kategori dhe 88% të femrave. Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë.

Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e po rritet, sërish një pjesë e madhe e shqiptarëve pohojnë se nuk e përballojnë sot blerjen e një automjeti. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, 41% e shqiptarëve deklaruan në vitin 2023 se nuk mund të përballojnë blerjen e një makine personale. Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo e mesatares së Bashkimit Europian, prej 5.6% në vitin 2023 dhe 5.5% në 2025-n. Shifra është më e larta dhe në rajon. 16% e serbëve deklaruar në 2023-n se nuk blinin dot një automjet. Në 2025-n treguesi ra lehtë në 15%. LEXO EDHE:Regjimi i lehtësuar përfi më 30 shtator, rikthehen kontrollet e dokumentave në kufirin Shqipëri-Kosovë Në Maqedoninë e Veriut vetëm 13% nuk mund të blejë automjet, sipas të dhënave që i referohen vitit 2024. Në Mal të Zi, përqindja është akoma më e ulët, vetëm 8.9% në 2024-n. Të dhënat për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën mungojnë. Përqindja më e lartë e shqiptarëve që deklarojnë që nuk blejnë dot makinë është nga personat që janë vetëm, me 66% të meshkujve të saj kategori dhe 88% të femrave. Ndonëse vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i mjeteve në qarkullim, me rreth 100 mijë makina që janë regjistruar për herë të parë përkatësisht në 2024 dhe 2025, sërish Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë. Sipas të dhënave të tjera nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR) në fund të vitit 2025, në vend kishte gjithsej 847 mijë autovetura personale në qarkullim. Në raport me popullsinë, më shumë se një në tre banorë kanë një veturë, ose 360 autovetura për 1000 banorë. Kjo shifër është gati sa gjysma e mesatares së Bashkimit Europian prej 578 makina për 1000 banorë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat. Megjithatë, pas rishikimit në ulje të popullsisë, Shqipëria ka ikur nga fundi i listës dhe renditet e treta në rajon, pas Malit të ZI (442) dhe duke iu afruar Serbisë (394), teksa ka lënë pas Maqedoninë e Veriut (338) dhe Bosnjën (338). Në Europë, më pak makina kanë Kosova (241) dhe Turqia (203). Rekordin e mban Italia, me 709 makina për 1000 banorë, e ndjekur nga Finlanda (671), Qipro (670). Europa Sipas Eurostat, në vitin 2025, 5,5% e popullsisë së Bashkimit Europian nuk mund të përballonte një makinë për përdorim personal, sipas Eurostat. Përqindja më e lartë u regjistrua në Finlandë, me 11,3%, e ndjekur nga Hungaria me 10,4% dhe Bullgaria me 10,0%. Në anën tjetër, nivelet më të ulëta u shënuan në Qipro (1,6%), Slloveni (1,7%) dhe Kroaci (2,6%). Treguesi mat pjesën e popullsisë që jeton në familje të cilat deklarojnë se nuk kanë mundësi financiare të zotërojnë një makinë për përdorim personal./Monitor P.J/Shqiptarja.com TAG: DPSHTRR shqiperi makina Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 70.8% Jo 23.9% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2372 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?