Lajme Zone
41% e shqiptarëve nuk përballojnë blerjen e një makine
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

41% e shqiptarëve nuk përballojnë blerjen e një makine

41% e shqiptarëve deklarojnë se nuk kanë mundësi financiare për të blerë një makinë, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të lartë në Europë për këtë tregues. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2023 kjo shifër ishte ndjeshëm mbi mesataren e Bashkimit Europian.

41% e shqiptarëve deklarojnë se nuk kanë mundësi financiare për të blerë një makinë, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të lartë në Europë për këtë tregues. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2023 kjo shifër ishte ndjeshëm mbi mesataren e Bashkimit Europian. Në vendet e rajonit, përqindja është më e ulët. Në Serbi, 16% e qytetarëve deklaruan se nuk mund të përballonin blerjen e një makine, ndërsa në Malin e Zi shifra ishte 13% dhe në Maqedoninë e Veriut 8.9%. Pavarësisht vështirësive ekonomike, numri i automjeteve në Shqipëri vijon të jetë në rritje. Sipas të dhënave të DPSHTRR, në vitin 2025 në vend rezultonin rreth 847 mijë autovetura personale, ose rreth 360 automjete për 1 mijë banorë.