Pas disa ditësh në Spitalin e Traumës, 16-vjeçari Klevis Dervishi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra në aksidentin tragjik të 19 gushtit në Manëz të Durrësit. I riu ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të diele, duke e çuar në katër numrin e personave që humbën jetën në këtë aksident.
Aksidenti ndodhi rreth orës 2 pas mesnate të së mërkurës, në një rrugë dytësore në Manëz. Katër të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në Maminas, kur automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga, u përplas me një bordurë betoni dhe u përmbys.
Sipas ekspertizës, automjeti dyshohet se lëvizte me shpejtësi tepër të lartë përpara përplasjes fatale. Në vendngjarje humbën jetën drejtuesi i mjetit, 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij italiane, 26-vjeçarja Sara Brugnatelli, si dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.
Çifti ishte martuar në Shqipëri vetëm pak ditë përpara aksidentit tragjik.
I vetmi i mbijetuar i përplasjes është 26-vjeçari Rejsi Vrioni, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet

