Lajme Zone
4 mln eurot për Kanye West i 'nxijnë faqen' Ramës, bëhet lajm në gjithë botën
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

4 mln eurot për Kanye West i 'nxijnë faqen' Ramës, bëhet lajm në gjithë botën

Fillimisht ishte agjencia prestigjioze Reuters, e cila i kushtoi një artikull të plotë vendimit të qeverisë së Edi Ramës për të përdorur fondet publike për një koncert privat, duke theksuar se kryeministri po përpiqej të justifikonte shpenzimin mes zemërimit të opinionit publik dhe protestave që prej më shumë se një muaji kërkojnë dorëheqjen e tij.

West & Rama Pas Reuters, skandali i financimit të koncertit me fondet e shtetit është pasqyruar edhe nga NBC News, US News, Internazionale dhe dhjetëra media të tjera ndërkombëtare. Vendimi i qeverisë shqiptare për të financuar me 4 milionë euro koncertin e reperit amerikan Kanye West nuk po mbetet më një debat i brendshëm politik. Skandali ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe po zë vend në mediat më të mëdha ndërkombëtare.

Fillimisht ishte agjencia prestigjioze Reuters, e cila i kushtoi një artikull të plotë vendimit të qeverisë së Edi Ramës për të përdorur fondet publike për një koncert privat, duke theksuar se kryeministri po përpiqej të justifikonte shpenzimin mes zemërimit të opinionit publik dhe protestave që prej më shumë se një muaji kërkojnë dorëheqjen e tij.

Por jehona nuk u ndal vetëm te Reuters.

Artikulli u ribotua menjëherë nga një numër i madh mediash ndërkombëtare, mes tyre NBC News, US News & World Report, Yahoo News, Devdiscourse, Swissinfo, Marketscreener, MSN, si dhe revista prestigjioze italiane Internazionale, duke e çuar debatin për 4 milionë eurot e Ramës në audienca globale.

Në raportimet e tyre vihet në dukje se qeveria shqiptare vendosi të përdorë 4 milionë euro për të shpëtuar koncertin e Kanye West, artist i cili është ndaluar të performojë në disa vende europiane pas deklaratave ku ka lavdëruar Adolf Hitlerin dhe ka përdorur simbole naziste.

Reuters citon deklaratën e kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit fondet u akorduan në momentin e fundit për të shmangur, sipas tij, turpërimin e Shqipërisë përballë rreth 25 mijë spektatorëve nga 80 vende, ndërsa pretendon se eventi do t'i sjellë ekonomisë shqiptare rreth 100 milionë euro përfitime.

Në të njëjtën kohë, artikulli pasqyron edhe reagimin e fortë të qytetarëve shqiptarë. Reuters citon komentet kritike të publikuara në rrjetet sociale, ku një qytetar shkruan: "Shqipëria turpërohet kur mirëpret një këngëtar që admiron Hitlerin", ndërsa një tjetër komenton: "Turp, jo me paratë e mia!"

Po ashtu, agjencia kujton se protestat në Tiranë vazhdojnë prej më shumë se një muaji. Sipas Reuters, ato nisën fillimisht për shkak të planeve për investimin e Jared Kushner në bregdetin shqiptar dhe më pas u zgjeruan me kundërshtimin e projekteve të tjera në zonat e mbrojtura, ndërsa sot kanë marrë një karakter më të gjerë politik, me kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe akuza për korrupsion, të cilat ai i mohon.

Fakti që lajmi është marrë nga dhjetëra media ndërkombëtare tregon se vendimi i qeverisë shqiptare për të përdorur fondet e shtetit për koncertin e Kanye West nuk po shihet më vetëm si një polemikë lokale. Ai është shndërruar në një histori me jehonë ndërkombëtare, duke e vendosur Shqipërinë dhe qeverinë e Edi Ramës në qendër të vëmendjes së mediave botërore. /Pamfleti rama west 4 mln 2 Komente P Peco koqja 8 Korrik 2026, 21:54 veprime te nje gangsteri. Përgjigjjuni A Andri 8 Korrik 2026, 21:58 4 zjarrfikse te reja me shkall 13 kate i kishe mare me kto lek o plak i poshter? Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Gjermanët nuk ndalin ‘goditjet’: Shqiptarët duan Ramën dhe Berishën në burg 8 Korrik 2026, 19:1519:15Politike Skandale, leje ndërtimi, lidhje me krimin dhe protesta: Miku i Melonit në ‘fije të perit’ 8 Korrik 2026, 18:1518:15Politike Turqve nuk ju del inati me Ramën: Shqipërinë ja ka dorëzuar Izraelit! 8 Korrik 2026, 17:4017:40Politike "Më në fund u zgjua nervi qytetar", Murrizi: Për 36 vite protesta u "privatizua" nga partitë 8 Korrik 2026, 17:0617:06Politike Bardhi në Parlamentin Europian: Kuvendi shqiptar është kthyer në noter të qeverisë 8 Korrik 2026, 17:0017:00Politike Nuk mbulohet dielli me shoshë, zoti ministër! 8 Korrik 2026, 16:4316:43Politike