Lajme Zone
39 ditë protestë në Tiranë, tubuesit me pankarta e thirrje kundër klasës politike, pas fjalimeve te Kryeministria marshojnë në kryeqytet
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

39 ditë protestë në Tiranë, tubuesit me pankarta e thirrje kundër klasës politike, pas fjalimeve te Kryeministria marshojnë në kryeqytet

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të.

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë ku kanë nisur edhe fjalimet në podiumin e improvizuar para zyrës së Edi Ramës.

Me pankarta në duart, ata vijojnë thirrjet për qeveri tranzitore. Protestuesit kanë shpalosur deri tani pesë kërkesa, mes të cilave janë edhe ndryshimet në Kushtetutë për Kodin Zgjedhor e po ashtu një tjetër kërkesë është edhe largimi i klasës aktuale politike.

Pas disa orësh para Kryeministrisë, ata kanë nisur marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit. Top Channel