Bashkia e Bulqizës ka tenderuar një investim për “Sistemim-asfaltim i rrugës së lagjes Çiflig në fshatin Gjoricë e Sipërme, Nj Administrative Gjoricë”. Sipas të dhënave të publikuara në platformën Open Procurement Albania njoftimi i tenderit është bërë që me datë 30 Korrik të këtij viti dhe ofertat janë hapur me datë 17 Gusht. Në garën për tenderin e vlerësuar rreth 350 mijë euro, morën pjesë 9 kompani. Pas vlerësimit të ofrtave dhe kalimit të fazës ankimuese, pas afro një muaji është bërë shpallja e fituesit. Bëhet fjalë për kompaninë KUPA sh.p.k e cila e ka fituar tenderin në vlerën e 330 mijë euro shumë pranë kufirit limit. Kjo ka bërë që fituesi i tenderit të shpallet me flamur të kuq nën dyshimin e favorizimit pasi ka patur kompani të tjera që kanë dhënë vlerë më të ulët. Kohëzgjatja e kontratës është 8 javë ndërsa shpallja e fituesit është bërë me datë 14 Shtator, çka praktikisht kompanisë i kanë mbetur edhe rreth 2 javë për të mbyllur punimet. Jo vetëm që punimet nuk janë mbyllur, por në kantierin e ndërtimit nuk ka asnjë tabelë informuese që është detyrim ligjor të vendoset nga çdo subjekt që zbaton projekte publike.
Investime të tilla që bëhet me parat e taksapaguesve shqiptar duhet të jenë transparente siç parashikohet në legjislacionin shqiptar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

