Një ngjarje e rëndë ka ndodhhur mbrëmjen e së enjtes zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga ura.
Mësohet se i riu, banues në Bastar Murrizë të Tiranës, kishte mbërritur në zonë me automjetin e tij dhe e kishte lënë atë pranë urës. Dyshimet paraprake janë se ai është hedhur nga një lartësi prej rreth 152 metrash.
Ka dyshime se 35-vjeçari mund të ketë qenë duke kaluar një periudhë të vështirë emocionale. Para ngjarjes, ai dyshohet se ka komunikuar me familjarët përmes një mesazhi, ku i kishte lënë bashkëshortes një amanet në lidhje me vajzën e tyre.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë.

