Lajme Zone
EkonomiReport TV

3.34 miliardë lekë të reja buxheti i Bashkisë Lezhë për 2027-ën, Ndreu: 70% e fondeve do të shkojnë për investime, kryesisht në zonat rurale (VIDEO)


Kryebashkiaku Ndreu u ndal edhe te rritja e buxhetit ndër vite, duke theksuar se krahasuar me vitin 2019, ai është rritur me 163%. Sipas tij, ky tregues dëshmon performancën financiare të bashkisë dhe mundësitë më të mëdha për të financuar projekte zhvillimore në territor.

3.34 miliardë lekë të reja pritet të jetë buxheti i Bashkisë Lezhë për vitin 2027, ku rreth 70% e fondeve do të shkojnë për investime. Prioritet do të kenë kryesisht ndërhyrjet në infrastrukturë, veçanërisht në zonat rurale, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shërbimeve për banorët. LEXO edhe...Vota kundër pr.buxhetit, Berisha: Vjedhje e qytetarëve! Minimumi jetik 200 euro i mundshëm (VIDEO) Buxheti i ri dhe paketa fiskale u prezantuan nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, gjatë një konsultimi publik me grupet e interesit. Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Ndreu u ndal edhe te rritja e buxhetit ndër vite, duke theksuar se krahasuar me vitin 2019, ai është rritur me 163%. Sipas tij, ky tregues dëshmon performancën financiare të bashkisë dhe mundësitë më të mëdha për të financuar projekte zhvillimore në territor. Në këtë takim u diskutuan drejtimet kryesore të shpërndarjes së fondeve, projektet e parashikuara dhe nevojat e komunitetit për vitin e ardhshëm. Pas përfundimit të konsultimeve publike dhe marrjes në konsideratë të propozimeve të grupeve të interesit, buxheti dhe paketa fiskale për vitin 2027 pritet t'i kalojnë për miratim Këshillit Bashkiak Lezhë brenda këtij viti. R.Xh/A.Hl/ReportTv.al investime bashkia lezhe Lezhe buxheti 2027 pjerin ndreu Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 62.9% Jo 28.8% Nuk e di 8.4% Vota total: 1346 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?