Lajme Zone
329 urdhra dëbimi në Padova të Italisë që nga fillimi i vitit, mes tyre edhe shtetas shqiptarë e kosovarë
BotëTelegrafi

329 urdhra dëbimi në Padova të Italisë që nga fillimi i vitit, mes tyre edhe shtetas shqiptarë e kosovarë

Shqiptarë dhe kosovarë janë përfshirë në mesin e shtetasve të huaj ndaj të cilëve Policia në Padova të Italisë ka shqiptuar masa dëbimi gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Policisë, gjatë këtij muaji janë lëshuar 40 urdhra dëbimi, ndërsa numri i përgjithshëm që nga fillimi i vitit 2026 ka arritur në 329.

Shqiptarë dhe kosovarë janë përfshirë në mesin e shtetasve të huaj ndaj të cilëve Policia në Padova të Italisë ka shqiptuar masa dëbimi gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Policisë, gjatë këtij muaji janë lëshuar 40 urdhra dëbimi, ndërsa numri i përgjithshëm që nga fillimi i vitit 2026 ka arritur në 329.Sipas njoftimit të Policisë, nga personat e dëbuar gjatë tetorit, 11 janë riatdhesuar drejtpërdrejt me fluturime në vendet e tyre të origjinës, ndërsa 11 të tjerë janë transferuar në qendrat e riatdhesimit në qytete të ndryshme të Italisë. Pjesa tjetër e masave përfshinte pesë largime vullnetare, dëbimin e një shtetasi të Bashkimit Evropian dhe 12 urdhra të lëshuar nga Komisioneri i Policisë, Marco Odorisio, për largimin nga territori italian, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.Masat kanë prekur persona me dënime ose precedentë penalë për vepra të ndryshme, përfshirë trafikimin e narkotikëve, përleshjet, grabitjet, vjedhjet, posedimin e paligjshëm të armëve, rezistencën ndaj autoriteteve, dhunën, dhunën në familje dhe pushtimin e ndërtesave.Në mesin e shtetasve të dëbuar gjatë kësaj periudhe përfshihen nëntë tunizianë, pesë marokenë dhe pesë moldavë, si dhe shtetas nga Nigeria, Shqipëria, Kosova, Egjipti, Kina, Serbia, Gjeorgjia, Gambia, Rumania, Sierra Leone, Algjeria dhe Pakistani, transmeton Telegrafi.Rasti i shtetasit kosovarNdër rastet e veçanta të raportuara nga Policia e Padovës është edhe ai i një shtetasi 50-vjeçar nga Kosova, i cili jetonte në Itali që nga viti 2001.Ai u dëbua me urdhër të Gjykatës së Mbikëqyrjes së Veronës, pasi kishte vuajtur një dënim për keqtrajtim të bashkëshortes dhe posedim të paligjshëm të armëve.Pas përfundimit të periudhës së paraburgimit, 50-vjeçari u riatdhesua në Prishtinë.Drejtoria e Policisë në Padova ka bërë të ditur se kontrollet dhe masat ndaj shtetasve të huaj me qëndrim të parregullt dhe precedentë penalë janë pjesë e veprimtarisë së saj për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike./Telegrafi/