Aeroplanmbajtësja amerikane USS Abraham Lincoln është kthyer në portin e saj në San Diego, pas 322 ditësh në mision, një nga dislokimet më të gjata të një aeroplanmbajtëseje amerikane që nga Lufta e Vietnamit. Gjatë këtij misioni, rreth 5,000 anëtarët e ekuipazhit u përballën me muaj të tërë operacionesh luftarake, vështirësi në furnizime, raportime për racionim të ushqimit dhe presion të fortë psikologjik.
Familjarët dhe miqtë e marinarëve u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në portin e San Diegos, duke pritur kthimin e të afërmve të tyre me flamuj amerikanë, pankarta dhe banderola mirëseardhjeje. Për shumë prej tyre, ky moment shënoi fundin e muajve të ankthit dhe të komunikimit të kufizuar me familjarët që ndodheshin në det.
Sipas The New York Times, për disa familje kishte kaluar edhe më shumë se një javë pa marrë lajme nga marinarët. Nëna e një anëtari 20-vjeçar të ekuipazhit tregoi se përpiqej ta mbështeste të birin përmes mesazheve inkurajuese dhe fragmenteve nga Bibla.
Një nga momentet më emocionuese ishte ribashkimi i baballarëve me fëmijët e tyre të porsalindur. Sipas traditës së Marinës Amerikane, ndër të parët që zbarkojnë janë marinarët që janë bërë prindër gjatë misionit. Mes tyre ishte 21-vjeçari Eduardo Morales, i cili takoi për herë të parë djalin e tij pesëmuajsh, Emmanuel. Bashkëshortja e tij, Lenia Morales, tha se kishte qenë veçanërisht e vështirë të përballonte e vetme lindjen dhe muajt e parë të jetës së foshnjës.
Misioni i USS Abraham Lincoln nisi më 21 nëntor 2025, përpara fillimit të luftës me Iranin. Aeroplanmbajtësja kaloi gati një muaj në det përpara se të ndalonte për një periudhë të shkurtër në bazën detare në Guam, për furnizim me karburant.
Vështirësitë me furnizimet u përkeqësuan pas sulmit iranian ndaj qendrës kryesore të mbështetjes së Marinës Amerikane në Manama të Bahreinit, menjëherë pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, më 28 shkurt.
Me raketat balistike iraniane që kërcënonin portet në rajon, anijet luftarake amerikane u përballën me probleme në furnizimin me ushqime, karburant dhe materiale të tjera. Për këtë arsye, Marina Amerikane u detyrua të zhvendoste qendrën kryesore të furnizimit në Diego Garcia, një territor britanik në Oqeanin Indian, rreth 2,200 milje larg.
Shenjat e para të vështirësive u bënë publike përmes familjarëve të marinarëve, të cilët u dërguan gazetarëve fotografi të racioneve të kufizuara ushqimore. Disa familje u përpoqën të dërgonin pako me ushqime dhe artikuj të tjerë, por shumë prej tyre humbën, u shkatërruan ose mbërritën me muaj vonesë.
Megjithatë, komandanti i aeroplanmbajtëses, kapiten Daniel J. Keller, deklaroi pas kthimit se anija kishte pasur ushqime dhe furnizimet e nevojshme për të vijuar operacionet. Emotional scenes as the first sailors from the USS Abraham Lincoln reunite with loved ones in San Diego after a historic deployment.
— Pacific Wire (@JMChyno) October 8, 2026 “Nuk humbëm asnjë mision. Unë nuk humba asnjë vakt. Shërbyem katër vakte në ditë, gjithsej 14,000 deri në 16,000 vakte në ditë për të gjithë ekuipazhin”, tha ai.
Përtej problemeve të furnizimit, misioni u shoqërua edhe me shqetësime për shëndetin mendor të personelit. A sailor’s wife arrived to welcome home her husband from the USS Abraham Lincoln’s historic deployment, with their 10-week-old son in her arms. Mackenzie said they’d planned the pregnancy around her husband’s return, and "he’s finally going to get to meet his son" after the carrier’s extended tour in the Middle East.
— CBS News (@CBSNews) October 8, 2026 Sekretari në detyrë i Marinës Amerikane, Hung Kao, pranoi në përgjigje të pyetjeve të ligjvënësve demokratë se tetë anëtarë të task forcës Lincoln kishin tentuar vetëvrasjen. Një marinar ishte hedhur në det, ndërsa një tjetër ishte përpjekur të bënte të njëjtën gjë, por ishte ndaluar nga kolegët.
Disa marinarë që folën pas kthimit i përshkruan vështirësitë si pjesë të kërkesave të një misioni luftarak, ndërsa të tjerë thanë se do të kishin nevojë për mbështetje psikologjike për të përballuar përvojat e tyre. 321 days. More than 260 at sea with no port call. On Oct. 8 the USS Abraham Lincoln docked in San Diego, and roughly 5,000 sailors and Marines walked off into families who had waited almost a year. Babies met their dads for the first time. Their captain said every sailor and Marine who left came home. Welcome home!
— Mark (@cmadsq) October 9, 2026 Edhe familjarët konfirmuan se kishte pasur periudha kur ushqimi ishte racionuar. Victoria Tozzi, nëna e njërit prej marinarëve, i cilësoi të papranueshme racionet që kishte parë në fotografitë e dërguara nga djali i saj.
Ajo tregoi gjithashtu se ishte shqetësuar pasi kishte mësuar se Irani kishte lëshuar raketa dhe dronë drejt aeroplanmbajtëses, të cilat, sipas raportimit, ishin interceptuar.
Nga ana tjetër, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili iu bashkua anijes të mërkurën për pjesën e fundit të udhëtimit, pranoi kohëzgjatjen e jashtëzakonshme të misionit, por i cilësoi të ekzagjeruara raportimet për problemet e furnizimit. Ai i akordoi ekuipazhit Çmimin Presidencial të Njësisë, një nga vlerësimet më të larta që mund të marrë një njësi ushtarake amerikane për merita të jashtëzakonshme.
USS Abraham Lincoln luajti një rol qendror në fushatën ajrore kundër Iranit. Sipas një zyrtari të Marinës Amerikane, deri në gusht, avionët e saj kishin kryer më shumë se 10,000 fluturime dhe kishin hedhur mbi 1.5 milionë paund municione.
Aeroplanët e saj u përfshinë gjithashtu në zbatimin e bllokadës ndaj porteve iraniane.
Në fillim të majit, një avion F/A-18 Super Hornet që operonte nga Lincoln qëlloi me topin 20 mm drejt timonit të cisternës iraniane M/T Hasna, duke e çaktivizuar atë teksa përpiqej të kalonte vijën e bllokadës.
Një muaj më vonë, një tjetër avion Super Hornet qëlloi një municion të drejtuar në dhomën e motorëve të cisternës M/T Marivex në Gjirin e Omanit, ndërsa anija po drejtohej drejt Iranit. Të 24 anëtarët e ekuipazhit të cisternës u shpëtuan nga një helikopter ushtarak omani.
Lufta me Iranin ka shtuar presionin mbi flotën amerikane, e cila disponon 11 aeroplanmbajtëse me energji bërthamore.
Sipas raportimit, John C. Stennis dhe Harry S. Truman janë jashtë shërbimit për shkak të furnizimit me karburant të reaktorëve bërthamorë, ndërsa pesë aeroplanmbajtëse të tjera janë përfshirë tashmë në operacionet e luftës.
Gerald R. Ford hyri në një kantier detar në korrik për mirëmbajtje të vonuar, ndërsa Nimitz, gati 50-vjeçar, pritet të çmontohet vitin e ardhshëm.
Në këto kushte, Dwight D. Eisenhower, Carl Vinson dhe Ronald Reagan mbeten ndër aeroplanmbajtëset kryesore që mund të angazhohen nëse konflikti, tashmë në muajin e tij të tetë, vazhdon.
Gjatë misionit, ekuipazhi i Lincoln kaloi rreth nëntë muaj e gjysmë në det pa pushim të konsiderueshëm. Anija mbërriti në Pattaya të Tajlandës më 2 shtator, ku ekuipazhi qëndroi për pesë ditë. Më 18 shtator, ajo u kthye në territorin amerikan, me një ndalesë të shkurtër në Guam, ku marinarët mund të zbrisnin në tokë, por duhej të qëndronin brenda bazës detare.
Me kthimin në San Diego, ekuipazhi pritet të ketë më shumë kohë për t’u rikuperuar dhe për t’u ribashkuar me familjet. Sipas praktikës së zakonshme, rreth gjysma e marinarëve përfitojnë dy javë pushim, ndërsa pjesa tjetër vijon punën me orar të rregullt dhe kthehet çdo ditë në shtëpi. Pas dy javësh, grupet ndërrohen.
Për familjarët që i pritën në port, megjithatë, rëndësia kryesore ishte përfundimi i një misioni të gjatë dhe të vështirë. “Jam i lumtur që ai dhe pjesa tjetër e ekuipazhit u kthyen shëndoshë e mirë. Ishte një mision shumë i vështirë dhe shumë i gjatë. Por tani ai është kthyer”, u shpreh një veteran, i cili priti të birin mes emocioneve. Top Channel

