Lajme Zone
“300 mijë euro ose të vras familjen”/ I la kushëririt një plumb dhe letër kërcënuese në derë, arrestohet 56-vjeçari në Vorë
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

“300 mijë euro ose të vras familjen”/ I la kushëririt një plumb dhe letër kërcënuese në derë, arrestohet 56-vjeçari në Vorë

Sipas policisë, i arrestuari është Ardian Muka.

Arrestohet 56-vjeçari në Vorë I la një fishek dhe një letër kërcënuese në portën e banesës në Gërdec, arrestohet 56-vjeçari Një 56-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kërcënuar kushëririn dhe familjarët e tij, duke i kërkuar shumën prej 300 mijë eurosh.

Sipas policisë, i arrestuari është Ardian Muka.

Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetasit E. M., i cili kishte gjetur në portën e banesës së tij në fshatin Gërdec një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese. Sipas Policisë, përmes mesazhit kërcënohej jeta e tij dhe e familjarëve, ndërsa i kërkohej të dorëzonte shumën prej 300 mijë eurosh.

Pas veprimeve hetimore, policia identifikoi dhe arrestoi si autor të dyshuar shtetasin Ardian Muka, 56 vjeç, banues në Vorë, i cili rezulton të jetë kushëriri i denoncuesit.

Gjatë kontrollit në banesën e 56-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale municion luftarak, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe një aparat celular.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë.

56-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit”.

"Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesazhi”. Kanosi kushëririn e tij dhe familjarët e tij, me qëllim për t’i marrë shumën prej 300 000 euro, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari. Sekuestrohen municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe një aparat celular.

Pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. M., se në portën e banesës së tij, në fshatin Gërdec, kishte gjetur një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve, me qëllim për t’i dhënë shumën prej 300 000 eurosh, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesazhi” me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. M., 56 vjeç, banues në Vorë.

Ky shtetas, nëpërmjet kanosjes për jetën, ka kërkuar nga kushëriri i tij, shtetasi E. M., dhënien e shumës prej 300 000 eurosh, duke kanosur gjithashtu edhe familjarët e tij.

Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe 1 aparat celular.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit”.", njofton policia.arrestohet 56-vjeçari në vorë 300 mijë euro ose të vras familjen Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Sekuestrohen 3 automjete luksoze në Vlorë, nis hetimi pasuror për pastrim parash 13 Shtator 2026, 12:0512:05Kronike Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve 13 Shtator 2026, 10:4510:45Kronike Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Mat 13 Shtator 2026, 09:1909:19Kronike Zbardhen detaje nga shpërthimi në Shkodër/ Tritoli u hodh në oborrin e banesës së një 60-vjeçari, thyhen xhamat e pallateve përreth 12 Shtator 2026, 22:4222:42Kronike "Lumë droge" në shtëpinë e Lulzim Cakës, policia greke sekuestron edhe 26 kg kokainë 12 Shtator 2026, 22:2222:22Kronike Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, dyshohet për tritol 12 Shtator 2026, 21:5621:56Kronike