Shpataraku dhe arsenali i armëve Ish-efektivit Uljan Shpataraku, i arrestuar teksa shoqëronte Ergys Agasin, i është hequr leja e armës dhe i është sekuestruar arsenali privat që mbante në banesë. Bëhet fjalë për 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë. Për ish-zyrtarin policor ka gjithashtu indicie për një precedent të padeklaruar jashtë Shqipërisë. Detaje të reja dalin për Uljan Shpatarakun, ish-efektivin e Policisë së Shtetit që u arrestua në flagrancë pasi u kap në automjet me Ergys Agasin.
Shpatarakut i është hequr leja e armës, ndërsa autoritetet i kanë sekuestruar edhe një arsenal armësh private që ai mbante me leje në banesë.
Sipas të dhënave, bëhet fjalë për shtatë armë: 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë.
Shpataraku ishte përjashtuar nga Policia e Shtetit disa javë përpara arrestimit, ndërsa ndaj tij kishin nisur edhe procedurat për heqjen e lejes së armës që zotëronte për shkak të funksionit. Pikërisht gjatë këtyre procedurave u konstatua edhe arsenali privat që ish-zyrtari policor mbante në banesë. Arsenali i armëve Shpataraku njihej si një nga njerëzit e afërt dhe krahu i djathtë i ish-kryepolicit Ilir Proda. Emri i tij doli sërish në qendër të vëmendjes më 26 gusht, kur u kap duke drejtuar automjetin tip “Audi” ku udhëtonte Ergys Agasi, i kërkuar prej tetë muajsh nga SPAK për dosjen që lidhet me tenderët e AKSHI-t.
Përveç çështjes së armëve, për Shpatarakun ka edhe indicie se mund të ketë pasur një precedent penal jashtë vendit, të cilin nuk e ka deklaruar. Sekuestrimi i arsenalit prej shtatë armësh shton kështu një tjetër element në profilin e ish-efektivit që, vetëm pak javë pas largimit nga Policia, u kap në timonin e makinës ku udhëtonte një prej personave më të kërkuar nga SPAK. 'Shofer personal' i Ergys Agasit, Uljan Shpataraku del sot para GJKKO
29 Gusht, 09:21 shpataraku #sekuestrohen armë e kokainë në “ish-bll db71b6c8 6ef8 405a b6bc 1aad12e64e6f shpataraku 1772634589 1jpeg wmremove transformed 1 Komente K Krymi 29 Gusht 2026, 11:59 E car ka ketu per tu habitur .ushtarak e polic ka qen ska qen dentist Turpi me i madh qe regjisttohet ceshtja ne spak Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet 67-vjeçari në Burrel; policia i gjen armë në banesë 29 Gusht 2026, 09:5809:58Kronike Agasi 'rikthehet' në Elbasan, “koordinatori i krimit” izolohet në paraburgimin e Bradasheshit 29 Gusht 2026, 09:4409:44Kronike 'Shofer personal' i Ergys Agasit, Uljan Shpataraku del sot para GJKKO 29 Gusht 2026, 09:2509:25Kronike RENEA zbarkon në Korçë për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë, rrethohet pallati 29 Gusht 2026, 09:0209:02Kronike Makina e Policisë goditet nga një automjet në Kamëz, lëndohen dy efektivë 29 Gusht 2026, 07:1207:12Kronike Aksident në Kuç të Vlorës, përplasen dy makina; plagoset një person 28 Gusht 2026, 19:0719:07Kronike

