Lajme Zone
29-vjeçari hasjan vret 20-vjeçarin francez në Ksamil
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

29-vjeçari hasjan vret 20-vjeçarin francez në Ksamil

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Ksamil, ku një 20-vjeçar francez ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me thikë. Viktima u gjet i pajetë në zonën e plazhit, pranë një lokali.

Sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar është një 29-vjeçar nga Hasi, i identifikuar me inicialet S. V. Dyshohet se mes dy të rinjve ka nisur një konflikt për motive të dobëta, që më pas ka përfunduar me përdorimin e një mjeti prerës. Pas ngjarjes, 29-vjeçari është larguar nga vendi i krimit.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe ka nisur kontrollet për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor dhe Prokuroria po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, dinamikës së konfliktit dhe motivit që çoi në vrasjen e 20-vjeçarit francez.