Lajme Zone
28 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, ish-presidenti Meta: Respekt e mirënjohje e përjetshme, lidershipi i tij mbetet frymëzim
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

28 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, ish-presidenti Meta: Respekt e mirënjohje e përjetshme, lidershipi i tij mbetet frymëzim

Azem Hajdari një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Ai ishte deputet i partisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998.

Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë një postim ku përkujton liderin e lëvizjes studentore të viteve ’90. “Me respekt dhe mirënjohje të përjetshme nderojmë Azem Hajdarin, liderin e Lëvizjes Studentore '90 që solli pluralizmin politik dhe demokracinë. Vepra, guximi, lidershipi dhe përkushtimi i tij ndaj vlerave të Lirisë dhe Demokracisë mbeten frymëzim për të gjithë ata që janë gati të sakrifikojnë për to”, shkruan Meta. LEXO edhe...‘Arkipelag paligjshmërie’, Tabaku për kompanitë shtetërore: Të publikohet çdo kontratë, t’u nënshtrohen kontrolleve dhe të rikthehet konkurrenca Azem Hajdari një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Ai ishte deputet i partisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998. Azem Hajdari u vra pasditen e 12 shtatorit të vitit 1998, kur po dilte nga selia e PD-së. Për këtë ngjarje u dënua me burgim të përjetshëm Jaho Mulosmani. Dënime morën edhe Izet Haxhia me vëllezërit e tij si dhe Fatmir Meta. Share Ora 11:47 Me tufa lulesh në duar, familja e Azem Hajdarit merr pjesë në homazhet e 28-vjetorit të vdekjes së tij Bashkëshortja e Azem Hajdarit dhe fëmijët e tyre, Kiri, Rudina dhe Azemi, kanë shkuar në homazhet që Partia Demokratike mban sot në nder të themeluesit. Sot shënohen 28 vite nga vdekja e tij prej atentatit.Fatmira Hajdari dhe fëmijët lanë tufa lulesh në monumentin e tij. Share P.J/ReportTv.al azem hajdari PD Ilir Meta Komento Komente Kola: 12/09/2026 11:17 Ju e vratë ju poe qani! Përgjigju Dash: 12/09/2026 10:03 Mbasi e vratë tani i thoni respekte e mirnjohje përjetëshme turp . Përgjigju Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 6.2% Vota total: 5548 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?