28 personat e arrestuar në lidhje me protestën e dhunshme në Tiranë do të dalin sot para Gjykatës Penale të kryeqytetit, ku do të shqyrtohen masat e sigurisë ndaj tyre. Dhjetëra persona janë shoqëruar nga policia në trazirat që kanë shoqëruar 7 ditë protesta në kryeqytet, për shkatërrim të pronës dhe kundërshtim me dhunë të efektivëve të policisë.
