Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ftoi studentët të ulen në dialog me kryeministrin Edi Rama. “Thirrja ime për të gjithë është protestuesit për dialog, janë vendosur karriget, gjithçka është gati. Protestuesit duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, duhet të ulemi. Grupi i PS dënon dhunën. Unë kam qenë ministër i brendshëm dhe mos prisni kurrë nga ta nis nga policët, ngritja e dorës ndaj policisë së shteti është vepër penale. E vetmja gjë nga dallojnë protestat tonë, nëse në Francë 3 në 4 të lënduar janë protestues, në Shqipëri 2 në 3 janë policë”, tha Balla. Balla theksoi se kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen dhe propozoi një “Pakt 2.0 për universitetin”, me fokus përmirësimin e kushteve në konvikte dhe adresimin e problematikave në arsimin e lartë. “Studentët e meritojnë të dëgjohen. Koha për të pasur Paktin 2.0 për universitetin është tani. Kush ka kërkesa që lidhen me gjithçka që kërkojnë studentët, për kushte më të mira në konvikte, ditën e enjte votojmë në Kuvend një marrëveshje me Republikën Federale të Gjermanisë për të investuar më shumë në konvikte. Mos harrojmë që gjithë këto dëme që janë bërë në bulevard apo biznese shkojnë përtej një investimi që do të duhej për të bërë korpusin e ri të universitetit”, u shpreh ai.
