Lajme Zone
28 kg kokainë të sekuestruara në Latina, në pranga edhe një shqiptar
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

28 kg kokainë të sekuestruara në Latina, në pranga edhe një shqiptar

Pesë persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, u arrestuan gjatë një operacioni antidrogë në Latina të Italisë, ku autoritetet sekuestruan rreth 28 kilogramë kokainë. Gjatë kontrolleve në një vilë, karabinierët gjetën mbi 18 kilogramë drogë të paketuar, mijëra euro para cash, pajisje për numërimin e parave, telefona, dokumente që lidhen me aktivitetin kriminal, si dhe sende të tjera me vlerë.

Kontrollet vijuan në ambientet e jashtme të pronës, ku u zbulua një laborator i pajisur për rafinimin dhe paketimin e kokainës. Brenda tij u sekuestruan sasi të tjera droge në proces përpunimi, substanca përzierëse, tretës kimikë, pajisje laboratorike dhe dhjetëra thasë me pelet, të cilët dyshohet se përdoreshin për fshehjen dhe përpunimin e lëndës narkotike.

E gjithë droga, paratë dhe pajisjet u sekuestruan, ndërsa laboratori u vu nën ekspertizë nga specialistët e Karabinierëve. Hetimet vijojnë për të zbardhur mënyrën e përpunimit të kokainës dhe për të përcaktuar sasinë totale të drogës së përfshirë. Mes të arrestuarve janë dy italianë, një holandez, një kolumbian dhe një shtetas shqiptar.