Rreth 2.6 milionë emigrantë duhet të largohen nga Gjermania nëse nuk kanë më nevojë për mbrojtje. Këtë ka kërkuar Tino Krupala, bashkëkryetar i partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), duke përmendur ukrainasit, sirianët dhe afganët që janë strehuar në këtë vend. Në një intervistë për gazetën gjermane Bild, ai tha se refugjatët duhet të kthehen në vendet e tyre nëse përfn lufta në Ukrainë ose përmirësohet siguria në Siri dhe Afganistan. LEXO edhe...'Ju pret vdekja', kërcënime me bombë në mbi 400 shkolla në Gjermani! Policia nis hetimet, mesazhe të ngjashme edhe në Danimarkë “Po flasim për 2.6 milionë njerëz”, deklaroi Krupala. Sipas tij, nga Gjermania duhet të largohen edhe të huajt që kanë kryer krime, si dhe personat që kanë marrë vendime përfundimtare për t'u larguar nga vendi. Por eksperti i ligjit të emigracionit, Daniel Thym, thotë se një dëbim i tillë masiv nuk mund të bëhet. “Krupala krijon përshtypjen se miliona ukrainas, sirianë dhe afganë mund të dëbohen shpejt dhe të gjithë së bashku. Kjo nuk është e vërtetë. Çdo rast duhet të shqyrtohet veçmas”, tha ai për Bild. Sipas të dhënave të gazetës gjermane, në mesin e vitit 2026 ishin rreth 259 mijë persona që kishin detyrimin ligjor të largoheshin nga Gjermania. Megjithatë, 77% e tyre kishin leje të përkohshme për të qëndruar, pasi dëbimi i tyre ishte pezulluar. Kërkesa e Krupalës vjen në një kohë kur emigracioni mbetet një nga çështjet kryesore të programit politik të Alternativës për Gjermaninë (AfD), partisë së ekstremit të djathtë që kërkon kufizimin drastik të emigracionit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe shtimin e dëbimeve të të huajve që nuk kanë të drejtë qëndrimi në vend. E themeluar në vitin 2013 si një parti euroskeptike, kundër politikave të shpëtimit financiar të vendeve të eurozonës, AfD e zhvendosi gradualisht vëmendjen drejt emigracionit, veçanërisht pas krizës së refugjatëve të vitit 2015, kur Gjermania pranoi qindra mijëra azilkërkues. Partia kundërshton politikat liberale të emigracionit të ndjekura nga qeveritë e mëparshme gjermane, kërkon kufizimin e azilit dhe promovon atë që e quan “remigrim”, një politikë që synon kthimin e emigrantëve në vendet e origjinës. Megjithatë, brenda AfD-së ka qëndrime të ndryshme se cilat kategori emigrantësh duhet të përfshihen në këtë politikë. AfD ka fituar mbështetje të konsiderueshme elektorale, veçanërisht në landet lindore të Gjermanisë. Në zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2025, ajo mori 20.8% të votave, duke u renditur si forca e dytë politike në vend. U.D/ReportTv.al Tino Krupala AfD gjermani Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.5% Protesta 22.5% Asnjëra 6% Vota total: 2221 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?

