Lajme Zone
24-vjeçari shqiptar në Itali u vra pas një sherri për ish-të dashurën e autorit
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

24-vjeçari shqiptar në Itali u vra pas një sherri për ish-të dashurën e autorit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytezën Vescovato, në provincën e Cremona-s në Itali, ku shqiptari 24-vjeçar Nurian Dalipaj u vra me thikë, ndërsa vëllai i tij 20-vjeçar mbeti i plagosur rëndë. Autor i dyshuar i sulmit është Mattia Miraglia, 32 vjeç, me origjinë nga Sicilia, shofer dhe pa precedentë penalë, i cili është arrestuar dhe po hetohet për veprat penale të vrasjes dhe tentativës së vrasjes. Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, dyshohet se bëhet fjalë për një krim pasioni.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, gjithçka nisi rreth orës 23:00 në një lokal në Cremona, ku punonte ish-e dashura e Miraglias. Aty ai pa vajzën duke biseduar me Nurian Dalipajn, mik i saj prej kohësh. Dy të rinjtë dolën jashtë lokalit, ku fillimisht debatuan dhe më pas u përleshën fizikisht, derisa u ndanë nga personat e pranishëm. Pas kësaj, Miraglia u kthye në banesën e tij në Vescovato. Pak më vonë, Dalipaj mbërriti para shtëpisë së tij së bashku me dy vëllezërit. Sipas hetuesve, 32-vjeçari zbriti me një thikë kuzhine në dorë dhe u kërkoi të largoheshin, por situata degjeneroi në një përleshje ku ai goditi për vdekje Nurianin dhe plagosi vëllain e tij.

Dy vëllezërit u transportuan me urgjencë në Spitalin Maggiore të Cremona-s, ku 24-vjeçari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa 20-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet në terapi intensive, jashtë rrezikut për jetën. Vetë Miraglia pësoi një dëmtim në dorë dhe ndodhet nën mbikëqyrje policore në spital. Sipas mediave italiane, konflikti mes autorit të dyshuar dhe viktimës lidhej me një vajzë, ndërsa banorët e Vescovatos dhe kryebashkiaku Alfredo Gorni janë shprehur të tronditur nga ngjarja që ka tronditur komunitetin me më pak se 4 mijë banorë.