Lajme Zone
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

21-vjeçari përplas me makinë këmbësorin në aksin Elbasan-Peqin, ndërron jetë (VIDEO)


Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Papër, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Papër, ku një 21-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësor. Për shkak të plagëve të marra këmbësori rreth 60-vjeç ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. LEXO edhe...Arrestohen 2 të rinj në Elbasan, hajdutë serialë të bizneseve (EMRAT+VIDEO) Ndërkohë policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automjetit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. "Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili, si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën", njoftoi sot policia. Xh.K/ReportTv.al peqin Elbasan Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71% Protesta 23.1% Asnjëra 6% Vota total: 2658 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?